​Më 24 shkurt mbahet ankandi i parë për këtë vit

Aktuale

​Më 24 shkurt mbahet ankandi i parë për këtë vit

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 10:49
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 24 shkurt do të mbahet ankandi i parë për këtë vit.

Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 25 milionë euro.

Ministria e Financave njofton përmes një komunikate për medie se investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vjet) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, mund të kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat