Reagon Mehmet Kraja: Nuk kam kërkuar falje, ky ishte kompromisi

Aktuale

Reagon Mehmet Kraja: Nuk kam kërkuar falje, ky ishte kompromisi

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 19:02
Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja ka thënë se nuk ka kërkuar falje për të mbetur në fronin e akademisë gjatë mbledhjes së sotme të ASHAK-ut.

Ai ka thënë se kërkim-faljen e tij nuk e ka kërkuar askush, derisa e ka cituar edhe një deklaratë të akademikut Isa Mustafa.

“Në mbledhjen e sotme të Kuvendit te Akademisë nuk kam kërkuar falje dhe as e ka kërkuar dikush prej meje një gjë te tille. Duke mos pasur bazë ligjore për të marrë në përgjegjësi kryetarin e Akademisë, u propozua një kompromis, për të cilin është shprehur qartë akademik Isa Mustafa:

“Z Kraja pas shumë diskutimeve u arrit pajtimi të vazhdojë në pozitën e Kryetarit të ASHAK. Përkushtimi do të jetë në bashkëpunimin më të ngushtë dhe në implementimin e programit të Akademisë”. Ky është kompromisi. Deklaratat tjera janë spekulime pa asnjë peshë dhe vlerë”, thuhet në reagimin e Krajës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat