Lladrovci nderon Shaban Palluzhën: Është i paharrueshëm ndër breza

Aktuale

Lladrovci nderon Shaban Palluzhën: Është i paharrueshëm ndër breza

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 16:41
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me rastin e përvjetorit të vrasjes së heroit të kombit Shaban Palluzha, me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe dhe kanë vendosur buqetë me lule pranë varrit të tij në Palluzhë.

Heroi Shaban Palluzha, vijoi rezistencën e fuqishme kundër okupimit jugosllav, sipas traditës së krijuar nga Azem Bejta, në Drenicë, kundër okupatorëve të rinj dhe ideologjisë së vjetër të mashtrimit serb, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë i Lladrovcit në rrjetin social:

Në nderim të jetës e veprës së heroit Shaban Palluzha, me bashkëpunëtorë, mbajtëm një minutë heshtje dhe vendosëm buqetë me lule pranë varrit të tij.

Heroi Shaban Palluzha, vijoi rezistencën e fuqishme kundër okupimit jugosllav, sipas traditës së krijuar nga Azem Bejta, në Drenicë, kundër okupatorëve të rinj dhe ideologjisë së vjetër të mashtrimit serb.

Emri i Shaban Palluzhës me shokë, është i paharrueshëm ndër breza. Lavdi jetës dhe veprës së tij heroike!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat