Krasniqi: Ata që e quajnë Lajçakun “njeri të Rusisë”, janë maskarenj

Aktuale

Krasniqi: Ata që e quajnë Lajçakun “njeri të Rusisë”, janë maskarenj

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 22:50
Profesori universitar, Milazim Krasniqi

Profesori universitar, Milazim Krasniqi përmes një postimi të bërë në rrjetin e tij social, “Facebook”, ka thënë se ata të cilët e akuzojnë si “njeri të Rusisë” emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, janë “maskarenj”.

Krasniqi thotë se në rastin e Kosovës, nuk ka gjasa që Lajçak të dalë nga korniza atlantike, por duhet të lutemi që Kurti të mos dalë nga ajo.

“As tash nuk ka rrezik që Llajçaku të dalë nga korniza atlantike. Ne duhet të lutemi që Kurti të mos dalë jashtë kornizës atlantike”, shkruan Krasniqi në facebook.

Postimi i plotë:

Ata që e akuzojnë Mirosllav Llajçakun si “njeri i Rusisë”, janë maskarenj. Pse? Sepse roli i Llajçakut në procesin e pavarësimit të Malit të Zi tregon se ai i ka shërbyer kauzës atlantike në atë proces. Pa pavarësimin e Malit të Zi në vitin 2006, ka qenë e pamundur që të arrihej te pavarësia e Kosovës në vitin 2008. Pra, paraprakisht duhej të delegjitimohej e të zhbëhej federata Serbi-Mali i Zi. Roli i Llajçakut dhe i Sollanës në atë proces ka qenë shumë i madh. Po të ishte “njeri i Rusisë”, Llajçaku do të tentonte ta pengonte pavarësinë e Malit të Zi. Jo vetëm që nuk e ka penguar, po realisht e ka ndihmuar, me aktivizmin dhe kombinatorikat diplomatike shumë kreative, që ka përdorë. As tash nuk ka rrezik që Llajçaku të dalë nga korniza atlantike. Ne duhet të lutemi që Kurti të mos dalë jashtë kornizës atlantike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat