Sherifi: Do ta mësojmë a do përcaktohet Kurti për “trotuaret” apo për “xhipat e zi”

Aktuale

Sherifi: Do ta mësojmë a do përcaktohet Kurti për “trotuaret” apo për “xhipat e zi”

Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 06:30
Bilall Sherifi

Sekretari i Nismas Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka shkruar të dielën në lidhje me takimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Bruksel.

Sipas Sherifit nesër Kurti do të përcaktohet për “trotuaret” apo “xhipat e zi”.

Këtë situatë Sherfi e ka përshkruar se “dita e së vërtetës së kauzave të Albin Kurtit”.

“Nesër përfundimisht do të mësojmë nëse Albin Kurti do t’i rezistojë “tërmetit” të shkaktuar nga presioni për të pranuar një marrëveshje që në vend të “Njohjes Formale”, në QENDËR ka “ZAJEDNICËN”.

“Nesër do të mësojmë nëse “kurrizi” i Albin Kurtit do të thyhet apo do të vazhdojë të qëndrojë “drejt” dhe i “pathyeshëm” sikur qëndronte kur ishte në opozitë”, ka shkruar më tutje ai.

Sipas tij po nesër do të mësohet nëse Kurti do ta sakrifikoëj pushtetin për mbrojtjen e kauzave të tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat