Nitaj: Një pjesë e spektrit politik po presin dështimin e Kurtit në dialog, do të ishte dëm edhe për Kosovën

Aktuale

Nitaj: Një pjesë e spektrit politik po presin dështimin e Kurtit në dialog, do të ishte dëm edhe për Kosovën

Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 13:21
Muharrem Nitaj

Sekretari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, ka thënë se dështimi i Kurtit në arritjen e një marrëveshje me Serbinë do të ishte edhe dështim i Kosovës.

Ai ka thënë se pavarësisht se Kurti ka dështuar në qeverisje si kryeministër i Kosovës, askush nuk duhet t’i gëzohet dështimit në dialog.

“E kuptoj qe një pjese e spektrit politik ne Kosove, i fërkojnë duart për dështimin e Albin Kurtit dhe e presin me padurim rënien e tij. Ndoshta ai edhe i ka plotësuar te gjitha kushtet që të mos jetë më kryeministër i vendit, por dështimi i tij ne arritjen e marrëveshjes me Serbinë, nuk do te ishte dështim vetëm i tij, por dështim edhe i Kosovës”, ka thënë Nitaj.

Ai në Facebook ka shkruar se zërat kundër propozimit franko-gjerman, nuk i ndihmojnë Kosovës e as Kurtit.

“Zërat kundër propozimit franko-gjerman, nuk e ndihmojnë as Kosovën e as Albin Kurtin. Është mirë që këtë ta kuptojnë, së pari militantet e tij, e me pastaj edhe kundërshtaret. Ne politike ndonjëherë është e nevojshme ta tradhtosh ose vendin ose elektoratin. De Gol ka thënë se do ta preferonte tradhtinë ndaj elektoratit”, ka shkruar Nitaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat