Deliu për planin franko – gjerman: S’ka garanci që pozicioni i Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare do të lëviz

Aktuale

Deliu për planin franko – gjerman: S’ka garanci që pozicioni i Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare do të lëviz

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 14:21
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka deklaruar se dakordanca e së hënës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk është garanci nëse do të lëviz pozicioni i Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Përmes një postimi në Facebook, të martën, Deliu ka thënë se vetëm njohja e ndërjellsë do t’i shërbente Kosovës.

“Marrëveshja e dakorduar në fakt, nuk ofron asnjë garanci nëse do të lëviz pozicionin e Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare, pos qe siguron avancimin e pozitës serbe në Kosovë në shkallë autonomie në lidhje të drejtpërdrejt me Serbinë, që në Kushtetuten e saj mban Kosovën si pjesë të saj integrale”.

“Vetëm njohja e ndersjellë do t’i sherbente Kosovës si kundërargument ndaj shteteve dhe organizatave, të cilat kontestojnë shtetësinë e Kosovës duke i mohuar vendin e merituar në hapesirën nderkombëtare”, ka deklaruar ajo.

Të hënën në Bruksel është takuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Marrëveshja nuk është nënshkruar akoma, por një takim i nivelit të lartë në mes të Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiqit do të zhvillohet gjatë marsit.

Ndërkaq, Josep Borrell, shef i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri ka deklaruar se “Kurti dhe Vuçiq janë pajtuar që të mos diskutojnë më për planin franko – gjerman”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat