Këto ngjarje zhvillohen të mërkurën në Kosovë

Aktuale

Këto ngjarje zhvillohen të mërkurën në Kosovë

Më: 8 mars 2023 Në ora: 00:16
Foto ilustrim

Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00)

Komuna e Prishtinës organizon hapjen e Qendrës “Klasat për nëna” dhe lansimin e programit “Kujdesi në Grup në 1000 ditët e para”. (Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, Prishtinë, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)

Universiteti i Prishtinës organizon konferencën “Gratë – Paqja – Siguria”. (Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore Universitare, ora 10:00)

Kolektivi “Marshojmë, s’festojmë” proteston me rastin e 8 Marsit – Ditës së Gruas. Marshi nis nga Pallati i Drejtësisë (ora 10:00) dhe më pas ndalojnë te “Rrethi me flamur” (ora 11:20). Më pas bëhet grumbullimi në sheshin “Zahir Pajaziti” ku vazhdohet me trajektoren tradicionale deri te Qeveria e Kosovës. (ora 12:00)

Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK, ora 11:00)

Kuvendi i Prishtinës do të mbajë seancë solemne me rastin e 8 Marsit – Dita e Gruas (Komuna e Prishtinës, salla e Kuvendit Komunal, ora 11:00)

Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Gjilan do të bëhet zbulimi i shtatores Heroina e Qytetit. (Platoja e Teatrit të qytetit, ora 11:00)

Në ambientet e “Prishtina Mall” do të mbahet konferencë për media. Gazetarëve do t’iu drejtohet kryetari i Bordit, Fatmir Zymberi dhe Drejtori Ekzekutiv, Alvaro Antonio Costa. (“Prishtina Mall”, ora 11:00)

Agjencia për Barazi Gjinore organizon diskutim me rastin e 8 Marsit – Dita e Gruas. Merr pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 11:30)

Kuvendi i Kosovës mblidhet për të vazhduar disa seanca plenare të kaluara (Kuvendi i Kosovës, salla e seancave, ora 12:00)

Komuna e Prishtinës organizon aktivitetin “Super Çikat” me rastin e Ditës së Gruas (Kino “Armata”, Prishtinë, ora 13:30)

Anëtaret e Bordit të Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës, me rastin e 8 Marsit -Ditës Ndërkombëtare të Gruas, mbajnë konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 14:00)

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Ambasada e Francës në Kosovë organizon një aktivitet. (Mitrovicë, ora 17:30)

Mbahet ceremonia inauguruese e qendrës së re tregtare dhe rekreative “Prishtina Mall”. (Ora 18:00)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat