Kurti ‘nervozohet’ me gazetarin live në emision

Aktuale

Kurti ‘nervozohet’ me gazetarin live në emision

Më: 29 mars 2023 Në ora: 21:27
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është ‘nervozuar’ gjatë intervistës që po zhvillon në RTV Dukagjini, pasi nuk po mund ta përfundojë fjalinë për marrëveshjen me Serbinë.

Ai i është drejtuar gazetarit Ermal Panduri duke i thënë se “kam menduar që më keni ftuar për të folur”.

“Unë kam menduar që më keni ftuar për të folur, a për të dëgjuar, unë mundem t'ju dëgjoj pa problem, por unë mendoja se me keni thirrur për të folur.

Për mua është e qartë se më shumë jeni të interesuar që t'ju dëgjoj unë juve, se ju mua”, tha Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat