MPB thotë se nga java tjetër do të furnizohen me material shtesë për dokumentet personale

Aktuale

MPB thotë se nga java tjetër do të furnizohen me material shtesë për dokumentet personale

Më: 30 mars 2023 Në ora: 08:07
Foto ilustrim

Në fillim të muajit prill, në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) do të arrijë kontingjenti i ri me material shtesë për furnizimin me dokumente personale si letërnjoftime, pasaporta dhe patentë shofer.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e MPB-së, Nora Fetoshi.

“Në fillim të javës tjetër do të arrijë kontingjenti i ri me material për furnizimin me dokumente personale”, ka thënë Fetoshi.het

Ndryshe, një ditë më parë MPB po ashtu kishte bërë të ditur se situata e furnizimit me dokumente ka filluar të stabilizohet, pas pranimit të kontingjentit të ri të dokumenteve blanko.

Sipas njoftimit, Agjencia e Regjistrimit Civil do të punojë me kapacitete të plota të prodhimit.

“Me qëllim të furnizimit me pasaporta dhe patentë shoferë për ata që janë në pritje si dhe aplikimet e reja, Ministria e Punëve të Brendshme, përkatësisht Agjencia e Regjistrimit Civil, do të punojë me kapacitete të plota të prodhimit ditor dhe angazhimin e stafit edhe jashtë orarit të rregullt të punës”, thuhet në njoftimin e MPB-së. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat