Kurti i numëron vendimet e marra në mbledhjen e fundit të Qeverisë

Aktuale

Kurti i numëron vendimet e marra në mbledhjen e fundit të Qeverisë

Më: 12 prill 2023 Në ora: 19:06
Qeveria e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një statusi në Facebook, ka folur për vendimet e marra nga mbledhje e 138-të e Qeverisë së Kosovës, që u mbajt këtë të mërkurë.

“Ndamë: 5,52 milionë euro për zbatimin e masës 2.2 Mbështetje e Bizneseve për qasje në financa, të Pakos së Ringjalljes Ekonomike; 3,50 milionë euro për financimin e 14 projekteve, për komunat: Drenas, Obiliq, Lipjan, Viti, Gjakove dhe Klinë; 2,17 milionë euro për përmirësimin e gjendjes fizike të aseteve të trashëgimisë kulturore në rrezik dhe funksionalizimin e tyre”, ka shkruar Kurti.

Po ashtu, ai i përmendi edhe miratimin e dy projektligjeve, atë të fondeve IPA 2022 dhe për përfaqësimin e institucioneve shtetërore në procedura gjyqësore në Arbirtrazh.

“Miratuam dy projektligje: Për fondet IPA 2022, që i mundëson Kosovës të përfitojë 62,25 milionë euro nga BE-ja, dhe për përfaqësimin e Institucioneve Shtetërore në Procedura Gjyqësore dhe Arbitrazh, për mbështetje ndaj institucioneve tona shtetërore të drejtësisë”, shkroi ai.

Ai e përmendi edhe vazhdimin e masës afirmative për regjistrimin pa pagesë të pronës edhe në emrin e gruas si bashkëpronare, që sipas tij do të bëjë që gratë të gëzojnë të drejtën e pronës së paluajtshme.

14 prilli u shpall Ditë Memoriale të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Kurse, Për delegatët e legjislaturës së vitit 1990 u miratua  kompensim financiar të njëhershëm, në shumë prej 287 mijë euro.

Për promovim të Republikës së Kosovës u ndanë 20 mijë euro për Fondacionin Cardinal Domenico Bartolucci, si financim i pjesshëm i koncertit orkestral, që do të mbahet në Vatikan.

Po ashtu, në këtë mbledhje u shkarkua Bordi i Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike TrainKos Sh. A. dhe u emërua  bordi i përkohshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat