Abdullahu: Qeveria Kurti ka pasur qasje sharlatane për veriun

Aktuale

Abdullahu: Qeveria Kurti ka pasur qasje sharlatane për veriun

Më: 12 prill 2023 Në ora: 23:43
Faton Abdullahu

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu ka thënë se për situatën aktuale në veri fajtore është Qveria Kurti.

Ai duke folur për situatën në këtë pjesë të vendit për gjatë viteve ka thënë se pavarësisht se sa është bërë në të kaluarën dhe a është mundur të bëhet më shumë, për situatën aktuale, ku sipas tij institucionet e Kosovës në atë pjesë janë pothuajse jo funksionale, është rezultat i arrogancës së Qeverisë.

Abdullahu në emisionin “InfoNata” ka thënë se situata erdhi si rezultat i mosdëgjimit të SHBA-së për çështjen e targave.

“Kjo Qeveri e ka fajin se pse sot veriu është i zhveshur institucionalisht nga Kosova, thjeshtë institucionet gati nuk funksionojnë atje. Kjo Qeveri me atë qasje sharlatane që ka pasur ku i thotë miku më i dëshmuar (SHBA) prit edhe dhjetë muaj mos u ngut dhe me atë arrogancë thotë jo, fillon e mbrapshta. Qeveria Kurti ka qenë më qasje sharlatane”, ka thënë zyrtari i PDK-së.

Sa i përket situatës së mbajtjeve të zgjedhjeve lokale në katër komunat me shumicë serbe të parapara të mbahen më 23 prill, Abdullahu ka thënë se janë të brengosur me situatën. Por sipas tij nëse zgjedhjet duhet të mbahen duhet të tregojë Qeveria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat