AKB-ja i ndan mirënjohje Dritan Abazoviqit, për bashkëpunimin dhe mbështetjen e bizneseve

Aktuale

AKB-ja i ndan mirënjohje Dritan Abazoviqit, për bashkëpunimin dhe mbështetjen e bizneseve

Më: 14 prill 2023 Në ora: 15:52
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka pritur sot në takim kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, së bashku me një pjesë të kabinetit të tij qeveritar të Malit të Zi.

Shahini tha se është nderim dhe respekt që sot për herë të parë po e presin një kryeministër shqiptar nga Qeveria e Malit të Zi dhe shprehu konsideratën për mbështetjen, bashkëpunimin, kontributin, promovimin, fuqizimin dhe zhvillimin ekonomik, investimet dhe nxitjen e investimeve nga të dy vendet.

Shahini, në fjalën e tij, para të pranishmëve, theksoi se bashkëpunimi Kosovë – Mali i Zi, ende ka nevojë të rritet, sa i për këtë shkëmbimeve tregtare në këto dy vende.

Dritan Abazoviq, kryeministër i qeverisë së Malit të Zi, theksoi së bashkëpunimi në mes të dy institucioneve ka jep mesazh shumë të mirë në koordinimin dhe bashkëpunimin ndërmjet bizneseve të të dyja vendeve. “Ju përgëzoj për punën z. Shahini, aktivitetet qe po i bëni si AKB, ne të mirë të zhvillimit ekonomik e bizneseve, tani plotë 20 vjet. Si kryeministër i qeverisë së Malit të Zi që unë e udhëheq, do të vazhdojmë bashkëpunimin edhe me të madh në përkrahje për bizneseve, për bashkëpunimin ndërmjet të dyja vendeve”.

Sipas një komunikate të AKB-së, gjatë këtij takimi janë diskutuar tema që që lidhen me bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Malit Zi, me ç’rast u diskutuan kërkesat dhe barrierat e bizneseve, si dhe u theksua se duhet të gjenden modalitetet për t’iu dalë në ndihmë bizneseve. “Mbi gjitha u theksua rëndësia e rritjes së efikasitetit të punës dhe bashkëpunimit për të hequr barrierat tregtare, përmes propozimeve konkrete nga bizneset. Përkushtimi më i madh këtë drejtim dhe ndryshimet e duhura në legjislacion mund të japin rezultat shumë pozitive për bizneset e dy vendeve”.

Të dyja palët u pajtuan që të vazhdohen takimet ndërmjet Aleancës Kosovare të Bizneseve dhe Qeverisë së Malit të Zi, në interes të biznesit për të dy vendet.

Në fund, AKB-ja i ka ndarë mirënjohje kryeministrit Dritan Abazoviq, me motivacionin: “Inovator, reformator, revolucionar politik dhe ekonomik, nxitës i zhvillimit dhe bashkëpunimit ndërmjet Malit të Zi dhe Republikën e Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat