Bunjaku: Kurti bëri zhurmë të madhe kur Hoti ndau 10 milionë për rrymën në veri, kur u bë vet kryeministër i ndau 100 milionë

Aktuale

Bunjaku: Kurti bëri zhurmë të madhe kur Hoti ndau 10 milionë për rrymën në veri, kur u bë vet kryeministër i ndau 100 milionë

Më: 15 prill 2023 Në ora: 06:11
Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku ka thënë se pas vendimit të Supremes për kompensimin e rrymës së paguar në veri, qeveria e Kosovës duhet ta gjejë një modalitet që t’ua kthejë paratë qytetarëve.

Deputetja, duke foluë në emisionin “DPT te Fidan Jupolli” ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, i cili sipas saj, sa ishte në opozitë kritikonte ashpër kur ndaheshin para për serbët në veri.

Ajo ka kujtuar një rast kur Vetëvendosje kishte ngritur akuza të shumta ndaj ish-qeverisë së Avdullah Hotit për ndarjen e 10 milionë eurove për veriun.

Tani, thotë ajo, Kurti ka ndarë mbi 100 milionë euro për serbët e veriut.

“VV sa ishte në opozitë ka bërë shumë zhurmë për rrymën e serbëve në veri. E di, kur z. Hoti ndau 10 milionë euro, ka bë shumë zhurmë. Tash i dhanë 100 milionë euro. Po ashtu, e kanë license edhe Elektro Serverin dhe nuk është duke funksionu. As nuk po i merret licensa e as që po funksionon”, ka deklaruar ajo gjatë emisionit.

ZX , ka thënë ajo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat