“Shpërthen” Nexhmedin Spahiu: O prokuror e gjykatës idiotë, edhe Valon Syla do të duhej të ishte në burg!

Aktuale

“Shpërthen” Nexhmedin Spahiu: O prokuror e gjykatës idiotë, edhe Valon Syla do të duhej të ishte në burg!

Nga: A.Zh Më: 15 prill 2023 Në ora: 09:22
Nexhmedin Spahiu

Analisti politik Nexhmedin Spahiu, e ka quajtur “çmenduri” vendimin e prokurorisë dhe të gjykatës që ka dënuar me paraburgim vetëm sulmuesit e gazetarit Valon Syla.

Përmes një postimi në Facebook, Spahiu ka thënë se edhe Syla do të duhej të dënohej për nxitje të urrejtjes fetare dhe mosdurimit, ndërsa sulmuesit të dënohen për sulm fizik, përcjell Bota sot.

Sipas tij, të dyja palët do të duhej të përfundonin në burg.

“Çmenduri e prokurorisë dhe gjykatës. Në vend se Valon Syla të dënohet për nxitje të urrejtjes fetare dhe mosdurimit e sulmuesit e tij të dënohen për sulm fizik, gjykata paska lënë të lirë Valonin ndërsa sulmuesit e tij qenkan dënuar për "nxitje të urrejtjes dhe mosdurimit". O prokuror idiot, e gjykatës idiot, urrejtjen dhe mosdurimin e ka nxitur Valon Syla, kurse sulmuesit nuk e kanë nxitur, por e kanë shprehur mosdurimin në mënyrë të palejueshme ndaj urrejtjes që ka nxitur pikërisht viktima e tyre. Këtu të dy palët duhet të jenë në burg. E me qenë krejt puna paq, prokurorit e gjykatësit ish dashtë me iu marrë diploma”, ka shkruar Spahiu, në llogarinë e tij në Facebook.

Gazetari Syla u sulmua fizikisht të martën në mbrëmje, nga tre persona. Ai mori trajtim mjekësor në QKUK. Syla kishte bërë disa reagime lidhur me dhurimin e një veture "Mercedes" dhuratë për një hoxhë në Prizren, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Bashkësisë Islame, Naim Tërnava./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat