Gjoshi i PDK-së për zgjedhjet në veri: Osmani e Kurti po e hedhin sovranitetin në “kontejnerë”

Aktuale

Gjoshi i PDK-së për zgjedhjet në veri: Osmani e Kurti po e hedhin sovranitetin në “kontejnerë”

Më: 15 prill 2023 Në ora: 10:50
Betim Gjoshi

Sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti për zgjedhjet në veri.

Duke e komentuar fakti se 13 prej qendrave të votimit do të mbahen në kontejner, ai ka vlerësuar se Osmani dhe Kurti po e hedhin sovranitetin e Kosovës në kontejnerë.

“Kontejneri është pasqyrë ku mund ta shohim Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin se si e trajtojnë dhe çfarë po bëjnë me shtetin e Kosovës. Albin Kurti dhe Vjosa Osmani po e hedhin sovranitetin dhe Republikën e Kosovës në kontejnerë. E dhimbshme ta shohësh se ku po përfundon shteti i Kosovës me Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin. Sot, këta dy drejtues të shtetit që në të kaluarën e tyre vetëm kanë improvizuar, e kanë kthyer shtetin e Kosovës në një Republikë të improvizimeve”, ka shkruar Gjoshi në profilin e tij në “Facebook”.

Ai ka bërë me dije se organizimi i zgjedhjeve në këtë mënyrë është dështim.

“Edhe komponentja gati më e rëndësishme e shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, si një shtet shembull në organizimin e zgjedhjeve, po bie poshtë. Sot, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, po e çojnë KQZ-në, këtë institucion të dëshmuar për profesionalizëm, të improvizojë zgjedhje. Ky është dështimi i Albin Kurtit, Vjosa Osmanit dhe qeverisjes së tyre, për të ofruar siguri për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve. Ky dështim është një tregues se kjo Qeveri nuk ka sovranitet në atë pjesë të Kosovës. Goja me fjalë shumë për sovranitet dhe dinjitet është gënjeshtër e tyre.《Kontejneri》është e vërteta e tyre”, ka shkruara ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat