Konjufca përkujton Shkëlzen Haradinajn: Heroi mbeti i gjallë

Aktuale

Konjufca përkujton Shkëlzen Haradinajn: Heroi mbeti i gjallë

Më: 16 prill 2023 Në ora: 19:15
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka përkujtuar gjeneralin Shkëlzen Haradinaj dhe bashkëluftëtaret Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Luan Nimanaj të cilët ranë dëshmorë më 16 prill 1999.

Konjufca përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kur qielli i Kosovës ishte zënë nga errësira e agresioni serb, gjenerali Shkëlzen Haradinaj së bashku me shokët u ngritën për ta shpërndarë dritënnë rrugëtimin e shenjtë për liri.

Ai tutje për gjeneralin Shkelzen Haradinaj ka thënë se heroi mbetet i gjallë, një kampion i lavdishëm që u ngrit si një yll në qiellin e Kosovës.

Postimi i plotë:

Në kohën kur qielli i Kosovës ishte zënë nga errësira e agresionit serb, gjenerali Shkelzen Haradinaj, një burrë i guximshëm dhe udhëheqës i përkushtuar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u ngrit bashkë me shokët për ta shpërndarë dritën në rrugëtimin e shenjtë për liri. 

Heroi mbeti i gjallë, një kampion i lavdishëm që u ngrit si një yll në qiellin e Kosovës.

Së bashku me të, edhe tre eprorët e guximshëm të Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla”, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Luan Nimanaj u ngjitën në qiellin e lirisë, ku sot shkëlqejnë me ndriçimin e tyre të veçantë.

Sakrifica e tyre e paepur është simboli i betejës për liri dhe drejtësi dhe martirizimi për lirinë dhe pavarësinë e lavdishme të Kosovës.

Heronjtë e lirisë që bënë historinë e atdheut tonë janë të gjallë dhe nuk vdesin kurrë.

Lavdi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat