​Abdixhiku shtron iftar për Tërnaven: Gjithmonë janë shquar për vlera humane

Aktuale

​Abdixhiku shtron iftar për Tërnaven: Gjithmonë janë shquar për vlera humane

Më: 16 prill 2023 Në ora: 22:13
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka pritur për iftar Myftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava me bashkëpunëtorë.

Me këtë rast, Abdixhiku tha se këto ditë të fundit të muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë luten për agjërim të pranuar dhe të dalin nga ky muaj të pasuruar shpirtërisht.

“Le të shërbejnë këto ditë për të dhënë mesazh për më shumë solidaritet, tolerancë dhe paqe në vendin tonë. Qytetarët e Kosovës gjithmonë janë shquar për vlera humane, vëllazërore dhe solidariteti.

Duke u dëshmuar si shoqëri që respekton njëri-tjetrin e ndanë me ata në nevojë – prandaj, le të vazhdojmë t’i mbajmë këto vlera edhe përtej këtij muaji të shenjtë”, u shpreh Abdixhiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat