Vazhdon procesi i gjykimit/ Dëshmitari i dytë: Ushtarët e UÇK-së më kërkuan që të tërhiqesha nga LDK-ja, unë refuzova

Aktuale

Vazhdon procesi i gjykimit/ Dëshmitari i dytë: Ushtarët e UÇK-së më kërkuan që të tërhiqesha nga LDK-ja, unë refuzova

Më: 17 prill 2023 Në ora: 08:06 Përditësuar në ora: 16:39 më 17.04.2023
Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi/ Foto ilustrim "Bota sot"

Dëshmitari i dytë: Ushtarët e UÇK-së më kërkuan që të tërhiqesha nga LDK-ja

Dëshmitari 2 ka vazhduar me dëshminë e tij në rastin e krerëve të UÇK-së.

Ai ka folur për raportet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ka thënë se UÇK-ja nuk e njihte ish-presidentin Rugova.

Madje, dëshmitari tha se atij ia kanë kërkuar që të largohet nga LDK-ja kur e kanë kuptuar se ishte pjesë e kësaj partie.

Media sjell bisedën e prokurorit me dëshmitarin:

Prokurori: Kur objektivat e UÇK-së dhe LDK-së duke filluar nga 1998, a filluan të harmonizohen?

Dëshmitari: Po. Nuk ishin bash të mira marrëdhëniet, edhe pse një pjesë e madhe ishim të kyçur në UÇK. Nuk kanë qenë edhe bash raportet si me thanë të shëndosha, të mira. UÇK-ja vazhdimisht bënte presion që LDK-ja ta pushonte aktivitetin e vet.

Prokurori: Kush e ushtronte këtë presion?

Dëshmitari: E ushtronte drejtoria politike në kuadër të UÇK-së.

Prokurori: UCK-ja e a e njihte presidentin Rugova?

Dëshmitari: Jo.

Prokurori: A vazhduat të ishit anëtar i LDK-së edhe kur u kyçët në UÇK?

Dëshmitari: Po.

Prokurori: Më herët dëshmuat për institucionet paralele. A mësuat nëse kishte anëtar të tjerë të UÇK-së që i njihnin këto institucione,

Dëshmitari: Po, ka pasur edhe ushtar edhe shtab që i ka njohur institucionet e republikës së Kosovës. Edhe pse kam qenë pjesëtar i UCK-së, kam qenë në LDK, kam punuar dhe kam vepruar në çfarë është dashtë.

Prokurroi: A e dinin ushtarët se ti ishe në LDK dhe si kanë reaguar?

Dëshmitari: Kanë kërkuar mu tërheqë mirëpo nuk jam tërhek sepse e kisha autoritetin.

Dëshmitari i dytë ishte pjesë e UÇK-së: dhe LDK-së: Detaje nga dëshmia e tij

Dëshmitari i dytë në rastin e krerëve të UÇK-së ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar ai vetë në njërën prej pyetje të Prokurorit. Dëshmitari është pyetur në detaje për daljen e parë publike të UÇK-së.

Ka komentuar për Mujë Krasniqin, Rexhep Selimin e Daut Haradinajn.

Prokurori: Kur e ke dëgjuar për herë të parë UÇK-në?

Dëshmitari: Në Kosovë ka ekzistuar edhe më herët Ministria e Mbrojtjes. UÇK-ja si formacion ka dalë pak më vonë, në vitin 1998. Prej fillimit kam qenë pjesëtar i saj.

Prokurori: A iu kujtohet ndonjë incident konkret kur e keni dëgjuar emrin e UÇK-së?

Dëshmitari: Ka qenë më herët kur u folke për UCK-në. Mirëpo pas vrasjes së komandantit legjendar Adem Jashari doli publikisht UÇK-ja dhe luftuam për ta. E kemi kuptuar nga komunikatat, kur e merrnin përgjegjësinë për ndonjë sulm.

Prokurori: Në 1997 ju vetë e keni parë atë komunikatë?

Dëshmitari: Jo. Nëpërmjet mjeteve të informimit.

Prokurori: Komunikatat e thonin në tekstet e tyre që kjo kryhej nga UCK-ja?

Dëshmitari: Po.

Prokurori: A mund të na përshkruani si u bë publike UÇK-ja?

Dëshmitari: U bë publike pas vrasjes së mësuesit Halit Geci, në varrimin e tij është bërë publike Ushtria Çlirimtare të Kosovës. E pas vrasjes së familjes Jashari i madh e i vogël u kyçën në ushtri. Me rastin e varrimit të mësuesit Halit Geci kemi qenë prezentë në varrim edhe vetë. Është fol që ka marrë pjesë edhe kryetari i degës së Skënderajt, Idriz Reci. Kanë folë ata, pas tyne janë dalë përfaqësuesit e UÇK-së e kanë lexu një tekst dhe i kanë shprehë ngushëllime.

Prokurori: A e dinit apo e mësuat se kush ishin ata që folën në ceremoni?

Dëshmitari: Pastaj e kemi mësuar kush janë ata. Mujë Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Daut Haradinaj.

Prokurori: A e mbanë në mend se cka ka thënë Mujë Krasniqi?

Dëshmitari: Ka lexuar diçka, ka bërë thirrje që të veprohet me UÇK-në e të ecim përpara. Muja ka qenë pa maskë, tjerët me maska. Më vonë e kemi kuptuar që ai pa maskë ka qenë Mujë Krasniqi.

Prokurori: Kush nga folësit ishte më i rreptë?

Dëshmitari: Vec me fjalë nuk arrihet lufta, pak a shumë kështu ishte fjalimi.

Prokurori: Më herët the një person e ka mesazhin më të ashpër. A e kujton kush ishte?

Dëshmitari: Po. Rexhep Selimi. Më tregoi dikush që ishte ai.

Prokurori: Si e kuptuat që mesazhi ishte të mos ndiqen më njerëzit pacifist?

Dëshmitari: Fjala ishte për Lidhjen Demokratike e Kosovës. Kjo sepse thanë që nuk mundemi vetëm me fjalë paqësore, por edhe lufta. U dijke kush është në Prishtinë, e kush punon në mënyrë paqësore. Në atë kuptim.

Prokurori: Sa pjesë të Malishevës kontrollonte UÇK-ja në qershor 1998?

Dëshmitari: Pothuajse komplet Malishevën.

Dëshmitari i dytë kundër Thaçit e të tjerëve: Isha prezent në varrimin kur doli për herë të parë publikisht UÇK

Në seancën e së hënës, ndaj ish krerëve të UÇK-së ka filluar dhënien e dëshmisë dëshmitari i dytë i ZPS-së, i cili tha se ka qenë dhe vazhdon të jetë anëtarë i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), seancë kjo e përcjellur me seanca private dhe pjesë të redaktuara.

I pyetur nga ZPS para se të kaloj në seancë private dëshmitari tha se është bërë anëtar në LDK pasi që e njëjta sipas tij kishte pasur një program për shtet dhe për pavarësinë e Kosovës.

“Anëtar i LDK-së jam bëtë se LDK ka pas një program për shtet dhe për pavarësinë e Kosovës nga Serbia”, tha ai.

Paraprakisht ai sqaroi se kush ka udhëhequr selitë e LDK-së si dhe për strukturën e LDK-së në qytetin e Malishevës.

Dëshmitari I pyet se çka ndodhi në varrimin që ju përmendet që çoi në bërjen publike të UÇK-së.

“Unë kam qenë prezent. Aty ka marrë pjesë Fatmir Sejdiu, Halit Geci, dhe pas tyre kanë dalë përfaqësuesit e UÇK-së, kanë lexu një tekst dhe i kanë shprehur ngushëllime familjes”

Kur e keni dëgjuar për herë të parë UÇK-në?

Dihet që ka ekzistu Ministria e Mbrojtjes. UÇK si formacion është dalë pak ma vonë. Më 1998. Prej fillimit kam qenë pjesëtar i saj.

Para sulmit tek Jasharët, si e keni dëgjuar emrin e UÇK-së?

Po që ju prijshin aksioneve ndaj ushtrisë serbe dhe me komunikatat e tyre që i merrshin përgjegjësitë, thojshin që këto i ka kry UÇK-ja.

Ju në 97-ën e keni parë këtë komunikatë vet?

Jo, vetëm përmes pjesës së informimit. Në do gazeta të shkruara në Prishtinë. Në gazetën Koha Ditore, Bujku, edhe Televizioni Shqiptar. Përmes satelitëve.

Si u bë UÇK publike?

UÇK u bë publike në vitin 1997 në Llaushë me vrasjen e mësuesit Halit Geci. Pas vrasjes së Jasharajve, i madh e i vogël u kyçën në UÇK.

Çka ndodhi në varrimin që ju përmendet që çoi në bërjen publike të UÇK-së?

Unë kam qenë prezent. Aty ka marrë pjesë Fatmir Sejdiu, Halit Geci, dhe pas tyre kanë dalë përfaqësuesit e UÇK-së, kanë lexu një tekst dhe i kanë shprehur ngushëllime familjes.

Të nisim me Mujë Krasniqin, a e mbani mend Mujë Krasniqin të ketë marrë pjesë në këtë ceremoni mortore?

Përgjigje…Nuk dëgjohet mirë…

Nëse e kujtoj ka qenë pa maskë, kta tjerët kanë qenë me maska.

A të kujtohet ose e ke mësuar më vonë se kush ishte personi që nuk ishte maskë?

Të ndjerin e kam njoftë edhe më përpara, ka qenë këngëtar. Ka knu në fshatin tim.

Kush ishte ky pjesëtar i UÇK-së?

Mujë Krasniqi.

Prokurori ka vazhduar edhe më tutje me pyetje për Mujë Krasniqin

Dëshmitari 2 fillon dëshminë ndaj krerëve të UÇK-së

Ka filluar dëshminë dëshmitari i dytë në rastin e krerëve të UÇK-së në Hagë.

Ai është pyetur për organizimin e LDK-së në tërësi, dhe në veçanti për LDK-në në Malishevë.

Media sjell bisedën e prokurorit me dëshmitarin 2:

Dëshmitari 2: Synimi i LDK-së ka qenë me kundërshtu sistemin e ish-Jugosllavisë. Ka fillu jetësimin e shtetit të pavarur të Kosovës. Ka punuar dhe vepruar për pavarësinë e Kosovës dhe lirinë e saj të udhëhequr nga presidenti Rugova dhe institucionet e saj të asaj kohe.

Prokurori: Kush i drejtonte institucionet paralele?

Dëshmitari: Ka qenë qeveria e Kosovës, kryeministri Bukoshi dhe të gjithë ministrat e tjerë në atë kohë. Aty ku ka qenë Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, aty ka vepruar Lidhja Demokratike e Kosovës.

Prokurroi: A ka pasur prani të LDK-së në Maliehvë nga vitit 1998 e në vijim?

Pas formimit në Prishtinë, është formuar në Malishevë Lidhja Demokratike e Kosovës. Kryetari i parë i LDK-së në Malishvë ka qenë Isni Kilaj.

Prokurori: Si ishte strukturuar LDK-ja në Malishevë?

Dëshmitari 2: Nënkryetarë e LDK-së, sekretarët dhe anëtarët e kryesisë. Në kryesi kanë qenë 13 anëtarë, dy nga forumi i gruas dhe forumi rinor, gjithësej 15 anëtarë. Në Kuvendin e degës 110 delegatë.

Kush e përkrahte LDK-në duke filluar nga vitet e 90-ta?

Qytetarët e Kosovës.

Prokurori: Çfarë etnie kishin?

Dëshmitari 2: Shqiptarët.

Prokurori: Sa e njohur ishte LDK-ja në vitet 90-ta?

Dëshmitari 2: Ishte shumë e njohur. Nga një pjesë e madhe e pjesës së Kosovës, shqiptarëve të Kosovës brenda dhe jashtë. Parti e madhe e njohur nga qytetarët e saj por edhe më larg.

Prokurori:A ka pasur zgjedhje në të cilat ka marrë pjesë LDK-ja në vitet 90?

Dëshmitari 2:Zgjedhjet janë mbajt në nivel vendi, zgjedhjet partiake. Zgjedhjet e tjera i kemi mbaj në vitin 1992. Parlamentare dhe presidenciale.

Prokurori: Kur jeni bërë anëtar i LDK-së?

Dëshmitari 2: Në vitin 1992. Dhe jam ende aty.

Përfundon dëshmia e dëshmitares së parë në Speciale, pas pak fillon i dyti

Ka përfunduar dëshmia e dëshmitares së parë në rastin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ajo gjatë gjithë ditëve që ka dhënë dëshmi, është përgjigjur në seanca private dhe publiku në Kosovë nuk ka dëgjuar asnjëherë se çfarë po diskutohet.

Ajo vetëm ka konfirmuar qysh në hyrje të seancave të para se ka bërë disa ndryshime në dëshminë e saj.

Pas pak pritet të nis dëshminë e tij edhe dëshmitari i dytë në rastin e krerëve të UÇK-së. Nuk dihet nëse ai do të dëshmojë në seancë të hapur apo të mbyllur.

​Thaçi dhe të tjerët, refuzohen si provë disa deklarime të dëshmitarit të prokurorisë

Trupi gjykues në çështjen ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK) ka miratuar një mocion të mbrojtjes së Rexhep Selimit lidhur me përjashtimin e disa provave të cilat janë jashtë kuadrit kohor të ngjarjeve që paraqitën në aktakuzë. Sipas trupit gjykues pranueshmëria e këtyre provave do të mund të shkaktojë cenim të padrejtë të të akuzuarve.

Në hapjen e seancës gjyqësore në Dhomat e Specializuara në Hagë, kryetari i trupit gjykues, Charles L Smith ka bërë të ditur se sot do të vazhdojë dëgjimi i dëshmitares së mbrojtur, e cila mban kodin W04474.

Ndërsa më pas do të dëgjohet dëshmitari i mbrojtur i Zyrës së Prokurorit të Specializuar(ZPS) i cili mban W02652.

Për këtë të fundit, mbrojtja e Rexhep Selimit, më 6 prill, kishte dorëzuar kërkesën për përjashtimin e dëshmisë për provat që janë jashtë kuadrit kohor të ngjarjeve të paraqitura në aktakuzë.

Kjo kërkesë kishte marrë edhe mbështetjen e mbrojtjes së Thaçit dhe të Krasniqit.

Smith: Mbrojtja e Selimit kërkon të përjashtohet dëshmia për provat jashtë kuadrit kohor të aktakuzës

Mbrojtja e Selimit kërkon që të përjashtohet dëshmia e dëshmitarit W02652 për provat që janë jashtë kuadrit kohor të ngjarjeve të paraqitura në aktakuzë. Mbrojtja e Selimit mendon që incidenti nuk është përkatës dhe vlera provuese zhbëhet nga efekti cenues që ka. Mbrojta e Selimit më tej parashtron se trupi gjykues nuk duhet të pranojë si prova, fillimisht të vlerësohet rëndësia që ka në një fazë të mëvonshme pasi kjo praktikë është konsumuese dhe çorientuese”, ka thënë kryetari i turpit gjykues.

Nga ZPS e kanë kundërshtuar këtë mocion, përmes një parashtrimit të dorëzuar më 12 prill.

Smith: ZPS kundërshton mocionin e mbrojtjes së Selimit

“Sa i takon incidentit të dytë, siç përshkruhet në paragrafin 16 të parashtrimit F1438 mbrojtja parashtron se kjo dëshmi nuk ka përputhshmëri dhe nuk duhet të merret për bazë. Mbrojtja e Selimit më tej argumenton se dëshmia është vetëm dytësore, vjen nga burime të pabesueshme dhe duhet parë me shumë kujdes. Së fundmi në paragrafin 23 të parashtrimit F1438 mbrojtja e Selimit kundërshton pranimin e dëshmisë sa u takon dy incidenteve të tjera të pretenduara që kanë ndodhur jashtë periudhës së aktakuzës. ZPS kundërshton mocionin, argumenton se dëshmia është e pranueshëm sipas rregullës 137 dhe 138 duke marrë parasysh se dëshmia është relevante apo autentike dhe ka vlerë provuese dhe nuk zhbëhet nga efekti cenues”, ka thënë kryegjykatësi Smith.

Trupi gjykues ka rikujtuar se pala që dorëzon materiale apo paraqet prova duhet të demonstrojë se faktet që kërkon të vërtetojë janë përkatëse për çështjen.

Smith: ZPS nuk tregon relevancën e incidenteve që kundërshtohen nga mbrojtja e Selimit

“Trupi gjykues vëren se ZPS pretendon në paragrafin 32 të aktakuzës, i akuzuari dhe anëtarët e tjerë të ndërmarrjes së përbashkët kriminale ndanin një qëllim të përbashkët për të fituar, ushtruar, kontroll në të gjithë Kosovën, ndër të tjera duke ushtruar dhunë ndaj kundërshtareve. Paragrafi 59 i aktakuzës shpjegon aktet e renditura në aktakuzë që tregojnë një fushatë të gjerë të sulmeve kundër kundërshtarëve në të gjithë Kosovën, para, gjatë dhe pas periudhës së aktakuzës. ZPS nuk tregon primafacie relevancën e këtyre incidenteve të cilat i kundërshton mbrojtja e Selimit, këto nuk pretendohen të kenë qenë pjesë e nkp-së të cilat mbulojnë vetëm periudhën e aktakzuës dhe as sulmet e pretenduara që u atribuohen të akuzuarve. Për më tepër asnjë nga këto incidente nuk pretendojnë të kenë qenë pjesë apo të japin prova apo të dëshmojnë që ka pasur sulm sistematik dhe të zgjeruar kundër kundërshtarëve apo të jenë të lidhura materialisht me konfliktin e armatosur i cili paraqitet në aktakuzë”, ka thënë Smith.

Përmes urdhrit gojor, kryetari i trupit gjykues ka miratuar mocionin e mbrojtjes së Selimit duke thënë se pranueshmëria e këtyre provave mund të shkaktojë cenim të padrejtë të të akuzuarve.

Smith: Trupi gjykues pranon mocionin e mbrojtjes së Selimit

Duket se ka probleme sa i takon mbështetshmërisë, besueshmërisë dhe vlerës provuese të dëshmisë së pritshme të të akuzuarit dhe kjo mund të përfshijë incidentin e parë dhe nuk ka asnjë tregues që i akuzuari është i përfshirë në incidentin e dytë dhe as nuk ka informacion të verifikueshëm që UÇK ka qenë e përfshirë në këto incidente. Pranueshmëria e këtyre provave mund të shkaktojë cenim të padrejtë të të akuzuarve dhe ky informacion i dhënë është i paverifikueshëm. Trupi gjykues miraton mocionin e mbrojtjes së Selimit, nuk lejohet ZPS të bëjë pyetje për incidentet e përshkuara në paragrafin 31623 të materialit. Sa i takon dëshmitarit Ë02652 duhet redaktuar referencat lidhur me këto sulme nga çdo material që synojnë të paraqesin si prova. Së fundmi palët duhet të dorëzojnë versionet e redaktuara bashkë me parashtrimet e tyre deri të hënën 24 prill 2023”, ka thënë kryetari i turpit gjykues derisa e ka mbyllur urdhrin me gojë.

Pas këtij urdhri, në seancë private po vazhdon dëgjimi i dëshmitares së parë të ZPS-së, pas së cilës do të vijohet me dëshmitarin tjetër të mbrojtur i cili mban kodin W02652.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi po marrin pjesë fizikisht në sallë ku po zhvillohet procesi gjyqësor ndaj tyre.

Pas më shumë se dy vjet në paraburgim, gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka filluar më 3 prill me deklaratat hyrëse të palëve.

Ata janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Ish-krerët e UÇK-së po gjykohen për krime të pretenduara të luftës dhe po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Dëshmi për incidente jashtë aktakuzës: Miratohet një mocion i mbrojtjes së Selimit

Ka filluar në Gjykatën Speciale procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Trupi gjykues, në fillimin e seancës ka pranuar mocionin e paraqitur nga mbrojtja e Rexhep Selimit për kundërshtimin e dëshmisë së një dëshmitari lidhur me dy incidente të pretenduara, të cilat kanë ndodhur jashtë periudhës kohore të aktakuzës.

Mbrojtja e Selimit ka paraqitur mocion dhe kundërshton dëshminë e dëshmitarit për dy incidente të pretenduara që kanë ndodhur jashtë periudhës kohore të aktakuzës”, tha fillimisht gjykatësi Charles Smith.

Ky informacion i dhënë është i paverifikueshëm. Trupi gjykues miraton mocionin e mbrojtjes së Selimit. Nuk lejohet ZPS-ja të bëjë pyetje për incidentet e përshkruara në paragrafet 3.16.23 të materialit. Sa i takon dëshmisë së dëshmitarit, duhet redaktuar referencat lidhur me këto sulme nga çdo material që synojnë të paraqesin si prova. Së fundmi, palët duhet t’i dorëzojnë versionet e redaktuara deri të hënën”, tha Smith.

Trupi gjykues ka vlerësuar se pranueshmëria e këtyre provave mund të shkaktojë cenim të padrejtë të të akuzuarve.

“Pranueshmëria e këtyre provave mund të shkaktojë cenim të padrejtë të të akuzuarve. Nuk lejohet ZPS-ja të bëjë pyetje për këto incidente”, ka thënë kryetari i trupit gjykues.

A kishte Thaçi kontroll në krejt UÇK-në? Ja çfarë shkruante New York Times në gushtin e vitit 1999

Nisja e gjykimit në rastin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka kthyer diskutimet se kush ka luftuar më shumë, kush ka pasur më shumë përgjegjësi, kush ka qenë në front e kush jo.

Krejt kjo si rezultat i një prezantimi që bëri avokati i Thaçit në Hagë. Ai tha se ish-presidenti i Kosovës nuk ka pasur kontroll mbi komandantët e zonave, dhe për këtë paraqiti një video të Rrustem Mustafës që kërcënonte se do ta rrëzonin aeroplanin e përfaqësuesve në Rambuje nëse e nënshkruajnë marrëveshjen.

Pikërisht për rolin e Thaçit dhe kontrollin apo jo të tij në UÇK, kishte raportuar edhe prestigjiozja amerikane New York Times në gushtin e vitit 1999.

Ky artikull fliste për marrëveshjen e çmilitarizimit të UÇK-së pasi trupat e NATO-s zyrtarisht e kishin dëbuar Serbinë nga Kosova.

Në artikull, New York Times citonte disa zyrtarë të fuqishëm të OKB-së të cilët thonin se fuqia e Thaçit në krejt ushtrinë e Kosovës nuk ishte aq e madhe.

Por, këta zyrtarë e pranojnë se z.Thaçi nuk e kontrollon tërë ushtrinë kosovare. Dhe sigurisht këtë nuk e pranon shefi i shtabit të UÇK-së, z.Çeku i cili po përpiqet ta ruajë statusin e ushtrisë së tij si ent ushtarak, pavarësisht këmbënguljes se ushtria duhet të çmilitarizohet deri më 19 shtator”, thuhet në këtë artikull.

Aty komentoheshin edhe raportet e ngushta të administratës Klinton me ish-presidentin Thaçi. Citohej edhe administratori i parë në Kosovë, Bernard Kouchner.

“Zoti Kouchner preferon të besojë në mirëbesimin e z. Thaçi. ‘Unë besoj fuqishëm se vetë Thaçi është pro një demokracie shumëpartiake, multietnike, por se disa në UÇK nuk janë”, shkruhej në raportimin e New York Times.

Deklaratat e mbrojtjes së Thaçit shkaktuan mjaft shumë reagime në Kosovë, duke e cilësuar se “Thaçi nuk paska qenë në front të luftës”.

Çfarë thanë avokatët?

Kur Hashim Thaçi kishte shkuar në Rambuje, ishte në mes dy dilemash: për ta nënshkruar ose jo marrëveshjen e Rambujesë. Avokati i Thaçit ka prezantuar disa video-inçizime, deklarata nëpër libra e dokumente, që tregojnë sipas tij, se ish-presidenti i Kosovës frikësohej ta nënshkruante marrëveshjen.

Kjo për shkak se nuk kishte fuqi aq të madhe në Ushtrinë Çlirimtare të Kosoës që një vendim të tillë të merrte pa u konsultuar me komandantët e zonave. Me këtë, mbrojtja tentoi të prezantojë para trupit gjykues faktin se fuqia e Thaçit nuk ishte aq e madhe në Shtabin e Përgjithshëm sa pretendon Prokuroria.

Për këtë qëllim, avokati i Thaçit publikoi një intervistë të padëgjuar të komandantit të zonës së Llapit, Rrustem Mustafa. “Më kujtohet që i kemi kërcënuar nëse i nënshkruani. U kemi thënë se kemi raketahedhës dhe në momentin e parë do ta rrëzojmë aeroplanin tuaj”, dëgjohet teksa thotë Mustafa.

Për këtë qëllim është paraqitur edhe një fragment i librit të ambasadorit Christopher Hill. Pasi ky i fundit e kishte pyetur pse nuk e kishte nënshkruar marrëveshjen ai kishte thënë: “Ka gjasë që më vrasin kur të kthehem”.

Avokati i Thaçit paraqiti edhe një deklaratë të presidentit amerikan, Joe Biden, kur ishte senator. “Unë e di që ti nuk ke aq fuqi në UÇK”, i kishte thënë Biden Thaçit.

“Z.Thaçi ishte përzgjedhur udhëheqës i delegacionit të Kosovës në Rambuje. Nuk kishte kontroll atëherë mbi UÇK-në. Hashim Thaçi nuk mund ta nënshkruante marrëveshjen e Rambujesë pa pëlqimin e komandantëve të zonave. Ata kishin aq pushtet sa shkarkuan komandantin Azem Syla, edhe Azem Syla ndodhej në Rambuje. Pa i marrë mendim Thaçit apo Azem Sylës, apo askujt tjetër, Azem Syla u shkarkua si komandant dhe u zëvendësua nga Sylejman Selimi. Kjo na çon kah struktura komanduese që paska pushtet efektiv, komandues dhe kontrollues në të gjitha qendrat e ndalimit që përshkroi ZPS-ja dje”, tha avokati Keohe.

Ai konfirmoi deklaratën e Thaçit se ka pasur krime që mund të jenë kryer nga individë të ndryshëm, por asnjëherë si strukturë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

“Thaçi nuk e mohon se disa krime janë kryer nga disa indidivdë gjatë dhe pas luftës. E ka informuar Këshillin e Sigurisë me këtë fakt. Por e rrëzon pretendimin se janë kryer si pjesë e një politike të udhëhequr nga UÇK-ja. Nga vjen kjo dhunë: dhuna ishte rezultat i veprimeve të pakontrolluara dhe jo produkt i një Ndërmarrje të përbashkët. Kishte hakmarrje”, deklaroi Gregory Keohe.

Seancat ndaj krerëve të UÇK-së do të vazhdojnë të hënën.

Nis gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve – sërish shkohet në seancë private

Ka filluar në Hagë vazhdimi i procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Sot sikurse edhe javën e kaluar do të vazhdohet me procesin e paraqitjes së provave, përkatësisht dëgjimin e dëshmitarëve.

Edhe sot dëgjimi i dëshmitares W4474 po bëhet në seancë të mbyllur për publikun, sikurse edhe javën e kaluar. Pyetjet ndaj saj janë duke i parashtruar mbrojtja e Jakup Krasniqit.

Pas kësaj dëshmitare do të dëgjohet edhe një dëshmitar tjetër.

Në informimin javor të Dhomave të Specializuara u tha se të gjitha gjykimet janë publike por gjykatësit në disa raste vendosin të kryerjen një pjesë të seancës në privat me qëllim të mbrojtjes së identitetit të dëshmitarit.

Pas më shumë se dy vjet në paraburgim, gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka filluar më 3 prill me deklaratat hyrëse të palëve.

Ata po akuzohen nga Zyra e Prokurorit të Specializuar me akuza për krime kundër njerëzimit, si përndjekje, burgosje, akte çnjerëzore, torturë, zhdukje dhe vrasje, si dhe me 4 pika për krime lufte si arrestim, ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Sipas aktakuzës këto krime janë kryer në territore të ndryshme të Kosovës dhe Shqipërisë, si në Likoc, Jabllanicë, Llapushnik, Drenoc, Malishevë, Bajgorë, Majac, Zllash, Kleçkë, Kukës dhe Rahovec

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Paraqiten prova të reja kundër ish-krerëve të UÇK-së

Ka vazhduar në Gjykatën Speciale procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Sot sikurse edhe javën e kaluar do të vazhdohet me procesin e paraqitjes së provave, përkatësisht dëgjimin e dëshmitarëve.

Gjatë javës së kaluar për tri ditë radhazi, ka folur dëshmitarja e parë në rastin Thaçi dhe të tjerët. Seancat e saja kanë qenë të mbyllura për publikun.

Në informimin javor të Dhomave të Specializuara u tha se të gjitha gjykimet janë publike por gjykatësit në disa raste vendosin të kryerjen një pjesë të seancës në privat me qëllim të mbrojtjes së identitetit të dëshmitarit.

“Vendimi për t’i kryer seancat në seancë private për të mbrojtur dëshmitarët shqyrtohet me kujdes nga gjykatësit, rast pas rasti. Gjykatësit sigurohen që të ketë balancë midis nevojës për mbrojtje të dëshmitarëve dhe të drejtave të të akuzuarve. Për shembull, edhe kur dëshmia e dëshmitarit nuk është publike, avokatët e të akuzuarve përsëri kanë të drejtën t’i bëjnë pyetje dëshmitarit nga ana e tyre”, tha zëdhënësi Michael Doyle.

Pas më shumë se dy vjet në paraburgim, gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka filluar më 3 prill me deklaratat hyrëse të palëve.

Ata po akuzohen nga Zyra e Prokurorit të Specializuar me akuza për krime kundër njerëzimit, si përndjekje, burgosje, akte çnjerëzore, torturë, zhdukje dhe vrasje, si dhe me 4 pika për krime lufte si arrestim, ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Sipas aktakuzës këto krime janë kryer në territore të ndryshme të Kosovës dhe Shqipërisë, si në Likoc, Jabllanicë, Llapushnik, Drenoc, Malishevë, Bajgorë, Majac, Zllash, Kleçkë, Kukës dhe Rahovec

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat