Peleshi: Trupat tona po japin kontribut të rëndësishëm në misionin e KFOR-it në Kosovë

Aktuale

Peleshi: Trupat tona po japin kontribut të rëndësishëm në misionin e KFOR-it në Kosovë

Më: 17 prill 2023 Në ora: 12:38
KFORI-i

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi deklaroi sot se ushtria shqiptare po jep kontribut të rëndësishëm në misionin e KFOR-it në Kosovë.

Peleshi ka potencuar se trupat shqiptare po shërbejnë pa u lodhur përkrah kolegëve të tyre ndërkombëtarë për të siguruar mjedis të sigurt.

“Trupat tona po japin një kontribut të rëndësishëm në misionin e KFOR-it në Kosovë. Me profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre të palëkundur, ata po shërbejnë pa u lodhur përkrah kolegëve të tyre ndërkombëtarë për të siguruar një mjedis të sigurt.

Këtë e tregon më së miri pjesemarrja në dy stervitjet e fundit COBWEB dhe GOLDEN SABER. Të përkushtuar të ruajmë një nivel të lartë të gatishmërisë operacionale dhe lirisë së lëvizjes për të gjithë.”, ka shkruar Peleshi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat