Vajza e mbijetuar në masakrën e Poklekut sot jeton në kurbet, rrëfimi prekës i dajës së saj

Aktuale

Vajza e mbijetuar në masakrën e Poklekut sot jeton në kurbet, rrëfimi prekës i dajës së saj

Më: 17 prill 2023 Në ora: 18:08
Poklek

Ragip Hasani, daja i Elhame Muqollit, vajzës së mbijetuar nga masakra e Poklekut të Vjetër, të cilës forcat serbe ia vranë nënën, 3 motrat dhe 2 vëllezërit, ka treguar me lot në sy mallin për mbesën e tij dhe se si sot përshkak të migrimit nuk është pranë tyre për t’i ngushëlluar.

Hasani për io tha se mbesa e tij Elhamja pas përfundimit të luftës nuk e ka përjetuar aspak lirin mirë, pasi pas vdekjes së babait të saj ajo është detyruar të emigrojë drejt Amerikës.

Ai ndër tjerash tha se mbesa e tij ka hasur në kushte të vështira mbijetese dhe se shteti sipas tij e ka neglizhuar.

“Unë e shoh një neglizhencë të shtetit, vetëm mixha i saj Rrahmani dhe daja i saj Jetoni e kanë ndihmuar për shkollim, mirëpo punë nuk ka gjetur dhe tash është në Amerikë”, ka vijuar Hasani.

Me lot në sy daja i Elhames tregoj që është duke i munguar në këtë ditë dhe se nuk dëshiron që ajo të mërzitet.

“Kur është shi dhe frymë ajo çdoherë rrinë brenda pasi e kujton atë ditë të tmerrshme të masakrës, sikur dhe sot me shi dhe frymë ka qenë ajo ditë”, ka thënë Hasani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat