Performanca e deputetëve, Statovci: Në pushtet flet puna, në opozitë fjala

Aktuale

Performanca e deputetëve, Statovci: Në pushtet flet puna, në opozitë fjala

Më: 29 prill 2023 Në ora: 15:08
Deputetja e Guxo, Jeta Statovci

Deputetja e Guxo, Jeta Statovci, ka thënë se ndjehet e përmbushur që sipas raportit të monitorimit të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), ka dalë e 21-ta, për kah angazhimi nëpër seanca.

Tërësisht normale e quan ajo pjesën që në top 30 deputetët më të angazhuar vetëm gjashtë janë të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Kur je në pushtet të flet puna, e kur je në opozitë më shumë duhet të flet fjala”, është shprehur Statovci në Portofol në Klan Kosova FM.

“Duke qenë në pushtet në komunikojmë me ekzekutivin dhe kemi mundësi ta përcjellim dhe mbikëqyrim punën dhe të diskutojmë nëpër takimet e grupit parlamentar, ku mund të qartësohesh me deputetë e ministra”.

Sipas saj këtu krijohet hapësira që opozita të jetë më aktive, duke nisur nga pyetjet parlamentare.

“Si opozitë mjeti kryesor është fjala, në pozitë puna, sepse pritet që të veprosh”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat