Musliu Shoshi: Të vendosen politika ku punëtorët kanë kontratë, kontribute, sigurime, pagë të përshtatshme, pushime!

Aktuale

Musliu Shoshi: Të vendosen politika ku punëtorët kanë kontratë, kontribute, sigurime, pagë të përshtatshme, pushime!

Më: 1 maj 2023 Në ora: 20:53
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi thotë se duhet të kërkojmë që të vendosen politika përmes së cilave punëtorët kanë kontratë dhe u paguhen kontributetet e tyre.

Musliu Shoshi shkruan se duhet të qëndrojmë pranë kërkesave të drejat.

“Sot, si asnjëherë më parë, kemi nevojë të kërkojmë që të vendosen politika përmes së cilave punëtorët kanë kontratë dhe u paguhen kontributetet e tyre, që kanë sigurime shëndetësore e që kanë pagë të përshtatshme për të mbijetuar, pushime vjetore dhe punë me tetë orë në ditë.

Të zotohemi dhe të qëndrojmë pranë kërkesave të tyre të drejta!

Sepse këta punëtorë me përkushtimin e tyre dhe punën e palodhur e ndërtojnë edhe Kosovën”, shkruan ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat