Seanca vazhdon të jetë private, Pjetër Shala sërish ndjek virutalisht gjykimin ndaj tij

Aktuale

Seanca vazhdon të jetë private, Pjetër Shala sërish ndjek virutalisht gjykimin ndaj tij

Më: 2 maj 2023 Në ora: 09:06 Përditësuar në ora: 10:53 më 02.05.2023
Pjetër Shala

Shala sërish ndjek virutalisht gjykimin ndaj tij, seanca vazhdon të jetë private

Në Gjykatën Speciale në Hagë po vazhdon sot gjykimi ndaj Pjetër Shalës, ish-pjestar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Edhe në seancën e sotme, Shala po merr pjesë virtualisht pasi i njëjti po i shpreh në këtë formë pakënaqësitë e tij me seancat private të Speciales.

Shala kishte deklaruar se të afërmit e tij dhe publiku nuk po arrin t’i dëgjojë pyetjet e mbrojtjes për dëshmitarët dhe ishte larguar nga seanca në formë demonstrative.

Menjëherë më të filluar seanca, pas prezantimit të palëve, ajo është bërë private për vijim të mëtutjeshëm.

Vazhdon seanca ndaj Pjetër Shalës

Edhe sot do të vazhdojë seanca gjyqësore e Gjykatës Speciale ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala.

Seanca pritet të fillojë nga ora 09:30.

Shala u arrestua më 16 mars 2021 në Belgjikë dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 15 prill 2021.

Më 19 prill 2021, Shala pati paraqitjen e tij të parë para gjykatësit të procedurës paraprake dhe u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat