Naser Pajazitaj i lirë, reagon vëllai i Donjetës: Ku ka pare s’ka drejtësi

Aktuale

Naser Pajazitaj i lirë, reagon vëllai i Donjetës: Ku ka pare s’ka drejtësi

Nga: M.L. Më: 2 maj 2023 Në ora: 17:36
E ndjera Donjeta Pajazitaj

Kolegji i Gjykatës Supreme në çështjen penale kundër të dënuarit Naser Pajazitaj, e ka miratuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësit të tij, i ka ndryshuar aktgjykimet e Gjykatës Themelore në Ferizaj dhe të Gjykatës së Apelit dhe të dënuarin e ka liruar nga akuza për veprën penale ‘Vrasja e rëndë’.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar Shkëlqim Pajazitaj, vëllai i të ndjerës Donjeta Pajazitaj.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se dëshmia e vajzës së të akuzuarit, kamerat, arma e hartografia ishin të mjaftueshme që Gjykata t’i merrte parasysh dhe ta shpallte fajtor Naser Pajazitajn.

Postimi i plotë:

Nuk e di a ka provë më të madhe se kur një fëmijë i del kundër babait të tij, atëherë vjen një (?) e madhe si gjykata supreme e Kosovës nuk arriti të fitojë një bindje që ai person ka kryer veprën penale (Vrasje)

Sikur gjykata supreme të vlerësonte në mënyrë të drejt të paktën këto prova 2-3 prova do të fitonte të njëjtën bindje si shkallët tjera.

1.Dëshminë e vajzës së tij

2.Kamerat

3.Arma me të cilën ju ka kërkuar me ekzaminua, nëse nuk do të ishte ajo arma me të cilën u krye vrasja, atëher pse mos ta dërzonte për ekzaminim pasi që edhe prokuroria i kishin thënë nëse nuk përputhen me gëzhojat që janë gjetur në vendin e ngjarjes me ato armë ti ki me kon i lirë.

4.Hartografia e ka thënë të kundërtën, me atë që deklaron mbrojtja e tij

Vetëm me këto prova supremja do te fitonte bindjen sikur t’i vlerësonte në mënyrë të drejt dhe korrekte, pa marr parasysh deklaratat e dëshmitarëve, alibia.

Fjalë e urtë popullore: Ku ka pare s’ka #Drejtësi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat