Përplasje e polemika Gashi – Ibrahimi: Draft-vizioni do të duhej të shkonte në Kushtetuese pastaj në Bruksel

Aktuale

Përplasje e polemika Gashi – Ibrahimi: Draft-vizioni do të duhej të shkonte në Kushtetuese pastaj në Bruksel

Më: 9 maj 2023 Në ora: 22:23
Sazan Ibrahimi, Blerim Gashi

Draft-vizioni i propozuar nga kryeministri Albin Kurti në takimin e fundit me palën serbe në Bruksel ka përplasur ashpër kryetarin e Asociacionit të Komunave të Kosovës Sazan Ibrahimin me komentatorin politik Blerim Gashin.

Ibrahimi ka insistuar se një dokument i tillë fillimisht do të duhej të shkonte në Gjykatën Kushtetuese ku edhe do ta merrte edhe logon e Republikës, e pastaj i njëjti të propozohej në Bruksel.

“Po të ishte përcjell procedura e marrëveshjes tripalëshe, një dokument nuk kish guxu me shku në Bruksel për tu diskutuar, përpara se me shku në Gjykatën Kushtetuese. E kishe dërguar një dokument me logo të shtetit të Kosovës. Është obligim i Qeverisë. Tash është vonë, se ka shku në Bruksel.”, tha Ibrahimi.

Ai ka shtuar se për këtë do të duhej të respektohej procedura e marrëvshjes tripalëshe Kosovë-Serbi me BE-në si ndërmjetësuese.

Kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer Gashit i cili e kundërshtoi Ibrahimin duke i thënë se është pala kosovare ajo që është në negociata e jo BE-ja.

“Punë e madhe që po thotë Borelli e Lajçaku. Le të merren me shkeljet e Serbisë pastaj le të merreth me Ekipin Menaxhues që prodhon statute. Brukseli është ndërmjetësus, në negociata është Kosova e Serbia.”, i tha Gashi – Ibrahamit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat