Ibrahimi: Qeveria po synon të përzihet në punët e komunave

Aktuale

Ibrahimi: Qeveria po synon të përzihet në punët e komunave

Më: 10 maj 2023 Në ora: 19:26
Sazan Ibrahimi

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, tha se Qeveria, me veprimet e saj, po synon të përzihet në kompetencat e komunave.

“Kjo shihet edhe në bazë të ligjit për ndarje buxhetore të vitit 2023. Për herë të parë, në Republikën e Kosovës, një qeveri vendosë që 18 komunave të mos ua përkrahë asnjë projekt të ri për investime kapitale dhe kjo është e çuditshme. Në këtë rast, edhe Podujeva si komunë e Vetëvendosjes, nuk ka hy me asnjë projekt të ri kapital, nuk do të përkrahet nga niveli qendror”, tha Ibrahimi.

Ai thotë se kanë ngritur disa herë shqetësime për tendencat e Qeverisë për centralizimin e kompetencave të nivelit lokal.

“Ne kemi ngritë disa shqetësime. Është tendenca e centralizimit të kompetencave, tendenca e shtrirjes së duarve në kompetencat e autoriteteve lokale që nuk ka ndodh më parë, sepse këtë edhe Gjykata Kushtetuese po e thotë pastaj. Tendenca e marrjes së mjeteve vetanake. 100 milionë euro ishte tendenca vitin e kaluar, kur e ngritëm këtë shqetësim e pastaj 94 deputetë kërkuan nga Qeveria që mos t’ua marrë mjetet financiare komunave, mirëpo tash është duke i mbajtur pezul 37.5 milionë euro”, tha Ibrahimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat