Përplasen ashpër Syla dhe Braho: “Koncentrohu plako”, “mos më bulizo”

Aktuale

Përplasen ashpër Syla dhe Braho: “Koncentrohu plako”, “mos më bulizo”

Më: 23 maj 2023 Në ora: 21:46
Valon Syla dhe Alisa Braho

Valon Syla dhe Alisa Braho janë përplasur përsëri në emisionin Pressing në T7 në debatin për dialogun Kosovë-Serbi dhe deklaratat e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca dhe presidentes Vjosa Osmani për Asociacionin.

Braho ka thënë se deklaratat për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme të Sylës janë “spekulime”

“Kur debati bëhet qëllim në vetvete, ka qenë një shprehje e famshme e Alexander Pope që thoshte se aq shumë të intereson për të vërtetën kur je në debat sa që gjuetari merakoset për lepurin”, ka thënë Braho.

Këtu i ka reaguar Syla, i cili është marrë pak me theksin e Braho-s.  

“Më pëlqen kjo gjuha. Lepuri, gjuetari. Ne i hajmë disa “a-ja” dhe “e”*-ja” në gjuhën tonë”, tha Syla.

Braho reagoi duke i kërkuar Sylës që të ndalë bullizimin.  

“Shiko bullizmi, nuk ec. Ti mund të bullizosh por duhet të jesh shumë rehat në lekurën tënde që të të rish përballë dhe të të injorosh. Me që ra fjala, nuk dukesh mirë kur më bullizon. Ti e ke humbur frikën nuk ta ndjen. Por ki kujdes sepse ka njerëz që na përcjellin, ka edhe gra. Pastaj mërzitesh kur të them ato që të kam thënë”, i tha Braho.

Ndërkohë Syla i ka thënë Brahos që të koncentrohet në atë se çfarë do të thotë.

“Vetëm thuaje atë që dëshiron dhe koncentrohu. Mundohu me ja qëllu. Ose si thoni ju ”koncentrohu plako’”, tha Syla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat