Çitaku thotë se nuk i kanë votat për mocion votëbesimi ndaj qeverisë Kurti

Aktuale

Çitaku thotë se nuk i kanë votat për mocion votëbesimi ndaj qeverisë Kurti

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 19:26
Vlora Çitaku dhe Albin Kurti

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, vlerëson se mocion mosbesimi ndaj kryeministrit Kurti tani nuk do të prodhonte një situatë reale.

Për emisionin Info Magazine në Klan Kosova ajo deklaroi se për momentin kjo ide sipas saj është “siç thotë populli – “kur s’ke çka bën luje derën” sepse tha që nuk i kanë numrat.

“Ne nuk i kemi votat! Ne mund të kërkojmë mocion, por do të ishte më shumë protagonizëm sesa që do të prodhonte një situatë reale”.

“Ne kërkojmë që kryeministri të ndërrojë kurs, të mos e rrezikojë të ardhmen e Kosovës dhe ne do t’i përdorim të gjitha instrumentet politike e parlamentare për ta mbajtur Kosovën në kursin e duhur. Mocioni nuk do të prodhojë efekt sepse së paku tani për tani numrat nuk i kemi!”, u shpreh Çitaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat