“Nëse nuk i dorëzoni armët, krejt shkoni në burgje” / Limaj tregon çfarë ultimatumi i dha KFOR-i

Aktuale

“Nëse nuk i dorëzoni armët, krejt shkoni në burgje” / Limaj tregon çfarë ultimatumi i dha KFOR-i

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 21:28
Fatmir Limaj

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Limaj, ka treguar për formën sesi ishte çarmatosur Kosova.

Ai ka thënë se KFOR’i iu kishte thënë se nëse nuk i dorëzoni armët atëherë do të burgosen.

Në Pressing, Limaj ka treguar se ka qenë dëshmitarë i krejt këtij procesi.

“Kam pasur fatin me presidentin kur është miratuar po-ja për TMK’në në takimin që kemi pasur me KFOR‘in, kanë thënë se i keni me afat me i dorëzu këto armë, nëse nuk i dorëzoni krejt keni me shku nëpër burgje”, ka treguar Limaj.

Limaj është pyetur nga Sadri Ramabaja që mos ka qenë çarmatim i shpejtë i UÇK-së.

Ai është përgjigjur se në vitin 1999 do ta kishte një përgjigje krejt tjetër, por shton se më pas rezultoi me TMK, e pastaj edhe me ushtri të Kosovës, referuar FSK-së.

Këtë Limaj e cilësoi si politike të mençur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat