Kërkohet paraburgim për arsimtarin nga Deçani, i njëjti po dyshohet për sulm seksual dhe kanosje

Aktuale

Kërkohet paraburgim për arsimtarin nga Deçani, i njëjti po dyshohet për sulm seksual dhe kanosje

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 16:21
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore e Pejës ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj arsimtarit V.S i cili dyshohet se ka sulmuar seksualisht një nxënëse të shkollës fillore “Lidhja Prizrenit” në Deçan.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

Nikçi gjithashtu ka bërë të ditur se i pandehuri përveç veprës penale “sulm seksual” dyshohet edhe veprën tjetër penale “kanosje”.

“Është dorëzuar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit nga Prokurori i Shtetit ndaj të pandehur për dy vepra penale “sulm seksual” dhe “kanosje””, ka thënë Nikçi.

Ai ka shtuar se i dyshuari V.S dyshohet se ka kanosur edhe personin që ka bërë video-incizimin.

Arsimtari është suspenduar nga puna për gjashtë muaj.  Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar drejtori i Arsimit në komunën e Deçanit, Besnik Hulaj.

“Po është suspenduar për gjashtë muaj, dhe i njëjti do të kaloj në komision disiplinor”, ka thënë Hulaj.

Ngjarja ka ndodhur të premten, teksa është filmuar me telefon, fshehurazi përmes derës së klasës, ku i dyshuari shihet teksa bisedon për pak çaste me nxënësen dhe më pas e puthë në buzë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat