Ky është urdhri për ta ndaluar hyrjen e mallrave serbe në Kosovë

Aktuale

Ky është urdhri për ta ndaluar hyrjen e mallrave serbe në Kosovë

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 20:43
Foto ilustrim

Pas arrestimit të tre policëve brenda territorit të Kosovës, nga forca serbe, Dogana e Kosovës është urdhëruar që ta ndalojë hyrjen e të gjitha mallrave serbe në Kosovë.

Media ka siguruar edhe urdhrin e dërguar përmes postës elektronike te të gjithë udhëheqësit rajonalë të pikave doganore të Kosovës për të mos e lejuar hyrjen e asnjë produkti serb në tregun e Kosovës.

“Siç mund ta kuptoni nga korrespondenca e ardhur nga QKMK, që nga ky moment në të gjitha pikat kufitare, ndalohet hyrja në Republikën e Kosovës të të gjithë kamionëve me tabela të Serbisë si dhe të gjithë kamionëve që bartin mallra të Serbisë”, thuhet në urdhëresë.

Ju lutem ta njoftoni stafin tuaj dhe sigurohuni që stafi zbatues janë njoftuar me këtë urdhëresë. Ju do të jeni në njohuri me kohë për vendimet e radhës”, thuhet në fund.

Image
Vendimi

Ndërkohë, ndaj këtij vendimi ka reaguar edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se sipas rregullave Kosova nuk mund ta bëjë ndalimin e mallrave serbe, duke thënë se kryeministri Albin Kurti po tenton që të shkaktojë uri në vendbanimet e serbëve të Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat