Kurti zbardh detaje nga takimi me ambasadorët e QUINT-it – vjen me një kërkesë urgjente për KFOR-in, lidhet me policët e kidnapuar

Aktuale

Kurti zbardh detaje nga takimi me ambasadorët e QUINT-it – vjen me një kërkesë urgjente për KFOR-in, lidhet me policët e kidnapuar

Nga: Bota sot Më: 15 qershor 2023 Në ora: 11:51 Përditësuar në ora: 22:36 më 15.06.2023
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti

Mes kritikave dhe akuzave përfundon debati parlamentar për rrëmbimin e tre policëve

Në Kuvendin e Kosovës ka përfunduar debati parlamnetar për rrëmbimin e tre policëve të Kosovës nga forcat serbe.

Partitë opozitare kanë kritikuar kryeministrin Kurti për qasjen e tij arrogante ndaj aleatëve ndërkombëtarë.

Ndërsa, Kurti, duke raportuar para Kuvendit është shprehur se KFOR-i duhet të marrë përgjegjësinë efektive për ushtrimin e funksionit të saj mbrojtës, ndaj agresionit dhe shkeljes së sovranitetit territorial të Kosovës.

Pas fjalimin të tij, Kurti ka lëshuar sallën plenare, siç tha për shkak të angazhimeve të tjera.

Debati parlamentar për rrëmbimin e tre policëve të Kosovës nga forcat serbe ka zgjatur rreth 5 orë.

Aktualisht Serbia po i mban tre zyrtarë policorë të Kosovës të cilët i ka rrëmbyer të mërkurën në veri.

Policia e Kosovës ka deklaruar se tre zyrtarët kufitarë janë rrëmbyer nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vijën kufitare në veri të Kosovës derisa kanë qenë në detyrë, thellë brenda territorit të Kosovës, për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale.

​Kurti: Shefi i zyrës sonë në Beograd ka kërkuar leje për t’i vizituar tre policët e rrëmbyer

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se shefi i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd ka kërkuar për t’i vizituar tre policët e arrestuar nga forcat serbe, mirëpo kërkesa e tij ende nuk është trajtuar, pasi ende nuk janë bërë 48 orë nga paraburgimi i tyre.

Kurti, duke raportuar para deputetëve në Kuvend, tha se ambasadori Jetish Jashari ka kontaktuar edhe me misionin e BE-së në Beograd, ambasadorët e QUINT-it dhe organizatat për të drejtat e njeriut.

Kurti: Shefi i zyrës ndërlidhëse në Beograd ka kërkuar për t’i vizituar tre policët e rrëmbyer

“Ambasadori Jetish Jashari, i cili është shefi i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd ka kontaktuar me misionin e BE-së atje dhe ambasadorët e QUINT-it dhe organizata për të drejtat e njeriut, po ashtu i është drejtuar me kërkesë edhe gjykatës për vizitë, por ajo ende nuk është trajtuar pasi nuk janë bërë 48 orë të qëndrimit nën arrest të policëve tanë. Deri 48 orë ndodhet brenda MPB-së dhe më pas del tek gjyqësori dhe Ministria e Drejtësisë”, tha ai.

Ai foli edhe për situatën në veri të Kosovës dhe kërkesat e ndërkombëtarëve për deeskalim.

Kurti përsëriti pesë pikeshin e tij për depërshkallëzimin e situatës në veri, derisa tha se kryetarët në veri do të largohen nga zyrat e tyre vetëm me zgjedhje të reja.

Kurti: Kryetarët në veri do të largohen nga zyrat me zgjedhje

“Ndërsa sa i përket kërkesave që na janë bërë neve nga Brukseli. Natyrisht se kur kërkohet largimi i kryetarëve të komunave nga zyrat e tyre, kjo bëhet pikërisht me zgjedhje të reja. Ne nuk jemi kundër largimit të tyre, por jemi kundër largimit pa zgjedhje. Pas zgjedhjeve të reja pas zgjedhjeve të reja lokale me siguri do të fitojnë kryetarët e tjerë. Nëse pjesëmarrja është e lartë, s’ka dyshim se do të jenë këta kryetarë, por disa të tjerë”, shtoi Kurti.

Pas fjalimin të tij, Kurti lëshoi sallën plenare, siç tha për shkak të angazhimeve të tjera.

Haki Abazi me deklaratë befasuese: Kemi policë të djegur, ndoshta edhe të vrarë në veri të Kosovës

Ish-deputeti i LVV-së, Haki Abazi ka folur në seancën e jashtëzakonshme ku po raportohet për situatën në veri dhe kidnapimit të tre pjesëtarëve të policisë së Kosovës.

Ai ka thënë provimi është kaluar kur ushtarët e KFOR-it janë vendosur në fron më ballafaqimin me kriminelët serbë.

“Faleminderit shumë për KFOR-in dhe NATO që kanë hyr në mes, që mos të ballafaqohen me mollotovët e kriminelëve serbë, e ne sot kemi policë të njësisë speciale të djegur, të lënduar ndoshta edhe të vrarë.

Nëse dikush ka deshtë më e ve në dyshim mbrojtjen e Kfor’it dhe Nato’s, të SHBA-së apo ë BE-së, ata i vendosën ushtarët e tyre në frontin e ballafaqimit me kriminelët serbë, mjaftueshëm, provimi është kaluar”, ka thënë Abazi në Kuvend.

Moti i ligë ia prishë sistemin Kuvendit të Kosovës, deputetët shkojnë në pauzë

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka bërë të ditur se moti i ligë i ka prishur sistemin Kuvendit.

Deputetët të cilët ndodheshin në seancë plenare janë detyruar që të bëjnë dritë me telefonat e tyre.

Konjufca ka bërë të ditur se duhet të mbajnë pauzë 5 minuta deri sa sistemi të rregullohet.

“Nga administrata e Kuvendit me thonë se për shkak të motit, disa dëmtime që i ka shkaktu sistemit tonë duhet të bëjmë pauzë 5 minuta, deri sa të rregullojmë sistemin.” – ka njoftuar Konjufca.

Gashi – Kurtit: Çfarë borxhi të ka Kosova, që po ia bën këtë dëm

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë sot se paralajmërimet për sanksione të bashkësisë ndërkombëtare ndaj Kosovës janë shqetësuese.

Në Kuvendin e Kosovës, Gashi ka pyetur kryeministrin Kurti se çfarë borxhi i ka Kosova që t’ia bëjë këtë dëm.

Gashi ka shtuar se rrëmbimi i tre policëve të Kosovës nga forcat serbe, brenda territorit të vendit, është agresion ndaj sovranitetit të Kosovës.

Megjithatë, ai ka thënë se kërkesa e kryeministrit Kurti për përfshirjen më të madhe të KFOR-it për mbrojtjen e kufijve mund të prodhojë pasoja negative për vendin.

Tahiri, Kurtit: A të hin në kry, nuk ka sovranitet pa partneritet me aleatët

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të koordinohet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropën.

“Nuk sovranitet pa partneritet. Gjermania e Franca janë në NATO për ta mbrojtur sovranitetin e vet. Bëhet fjalë për vendime që e prekin jo vetëm rrafshin e sigurisë por kanë edhe ndikim gjeopolitik. A e kupton kryeministër që po e dëmton secilën arritje të këtij vendi; luftën për liri, vendimin e GJND-së, sakrificën tënde në burg…”.

“A të hin në kry që nuk mund të bësh veprime krye në vete, që e dobësojnë vendin tonë. A e kupton se është dobësuar sovraniteti dhe institucionaliteti në një pjesë të Kosovës. S’po të themi shtrije qafën, por koordinohu, komuniko, sepse e keni sjellë Kosovën buzë një konflikti”.

Ai ka thënë se duhet të punohet me urtësi dhe partneritet  me aleatët që e kanë ndihmuar Kosovën që të çlirohet dhe të pavarësohet.

​Gashi: Paralajmërimet për sanksione ndaj Kosovës janë shqetësuese

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë sot se paralajmërimet për sanksione të bashkësisë ndërkombëtare ndaj Kosovës janë shqetësuese.

Në Kuvendin e Kosovës, Gashi ka pyetur kryeministrin Kurti se çfarë borxhi i ka Kosova që t’ia bëjë këtë dëm.

Gashi: Sanksionet ndaj Kosovës janë shqetësuese

“Ajo çka kemi dëgjuar dhe pa ditëve të fundit është shqetësuese për neve. Paralajmërimet për masa shtrënguese për institucionet e Kosovës, ndaj qytetarëve të Kosovës dhe zyrtarëve më të lartë të shtetit të Kosovës...Nëse janë të vërteta këto, atëherë ky është dëmi më i madh që i bëhet Kosovës dhe këtu lind pyetja se çfarë borxhi ka Kosova që me ia bërë këtë dëm”, ka thënë ai.

Gashi ka shtuar se rrëmbimi i tre policëve të Kosovës nga forcat serbe, brenda territorit të vendit, është agresion ndaj sovranitetit të Kosovës.

Megjithatë, ai ka thënë se kërkesa e kryeministrit Kurti për përfshirjen më të madhe të KFOR-it për mbrojtjen e kufijve mund të prodhojë pasoja negative për vendin.

Gashi: Mund të kemi kërkesë nga KFOR-i të largimit të gjitha strukturave të shtetit të Kosovës nga veriu

“A jeni të sigurt se po kërkoni angazhimin më të rëndësishëm të KFOR-it në kufijtë e Kosovës dhe pjesët veriore të Kosovës. A jeni të sigurt se cfarë pasoje prodhon kjo dhe a jeni të sigurt se me gjendjen që po krijohet në veri, mund të kemi kërkesë nga KFOR-i të largimit të gjitha struktur1ave të shtetit të Kosovës nga veri. Ky do të ishte problem shumë i madh për Kosovën”, ka shtuar ai.

Krasniqi: Kam mesazhe inkurajuese nga ndërkombëtarët për lirimin e policëve

Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka thënë se prej komunikimeve me bashkësinë ndërkombëtare ka marrë mesazhe inkurajuese për lirimin e policëve të kidnapuar.

Por ai ka thënë se duhet më shumë insistim nga bashkësia ndërkombëtare.

“Unë jam inkurajuar edhe prej komunikimev që personalisht i kam pasur me bashkësinë ndërkombëtare, sepse ka pohime inkurajuese që kjo do të ndodhë por insistimi juaj duhet të jetë që kjo të ndodh menjëherë”, ka thënë Krasniqi gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë po ashtu se Qeveria e ka mbështetjen e opozitës për angazhimin në lirimin e këtyre policëve.

Por kërkoi nga Kurti të tregojë më konkretisht se çfarë është duke ndërmarrë Qeveria në këtë aspekt.

“Sot të kemi ftuar që të na informoni që çfarë jeni duke bërë për rikthimin e policëve në shtëpi. Është për keqardhje që nuk po mund ta marrim mbështetjen e aleatëve në këtë kohë të vështirë. Ju e keni si qeveri mbështetjen e plotë për angazhimin e rikthimit të zyrtarëve policorë në shtëpi”, ka thënë Krasniqi.

​Kurti: KFOR-i nuk duhet të jetë i heshtur ndaj rrëmbimit të tre policëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë sot se KFOR-i nuk do të duhej të jetë i heshtur ndaj rrëmbimit të tre policëve të Kosovës, brenda territorit të vendit.

Kurti, duke raportuar para Kuvendit është shprehur se KFOR-i duhet të marrë përgjegjësinë efektive për ushtrimin e funksionit të saj mbrojtës, ndaj agresionit dhe shkeljes së sovranitetit territorial të Kosovës.

Kurti: Në rastet kur agresioni është i përmasave ushtarake, përgjegjësia e mbrojtjes së vijës kufitare është e KFOR-it

“Mbrojta e vijës kufitare është përgjegjësi e përbashkët e KFOR-it dhe Policisë së Kosovës. Në rastet kur agresioni është i përmasave ushtarake, përgjegjësia e mbrojtjes së vijës kufitare do të duhej të ishte e KFOR-it. Kjo ndër të tjera për shkak të mandatit ndërkombëtar të NATO-s dhe përgjegjësisë që ajo ka marrë kur e dakordoj një marrëveshje me ish kryeministrin Thaci duke parandaluar shkuarjen e ushtrisë së vendit tonë në atë pjesë të shtetit. Prandaj ne ende jemi në pritje nga KFOR-i që të marrë përgjegjësinë efektive për ushtrimin e funksionit të saj të mbrojtjes, duke urdhëruar Serbinë që t’i kthej në Kosovë policët e kidnapuar dhe të ndëshkojë këtë shkelje flagrante të integritetit territorial, por edhe pikës 4 të Marrëveshjes së Komunavës. KFOR-i nuk duhet të jetë i heshtur dhe as i përulur ndaj një sulmi kidnapues të cilin edhe e kishte mandat të parandalonte. Nëse KFOR-i e shndërron këtë heshtje në normë dhe një far nënshtrimi të heshtur në ligj që dihet publikisht, atëherë një gjë të tillë të na thotë hapur dhe ashtu do të mohoj një përgjegjësi ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Megjithatë, Kurti ka potencuar se ka shprehur protestën e tij ndaj heshtjes së KFOR-it për këtë rast, derisa ka thënë se po punon për kthimin në Kosovë të tre policëve të rrëmbyer.

Kurti: Kam shprehur protestën time për heshtjen e KFOR-it

“Qeveria do të bëjë çdo gjë që të jetë e mundur duke punuar ditë e natë që t’i liroj nga kidnapimi të tre policët e Republikës. Mbrëmë kam pas biseda telefonike me emisarin special amerikan, Gabriel Escobar, ambasadorin Hovenier dhe në këtë takim po vij nga një takim i përbashkët me të gjithë ambasadorët e akredituar në Kosovë. Ne gjerë e gjatë i kemi informuar për ditën e djeshme dhe të sotme, derisa sot kur po bëhen 30 orë të kidnapimit të tre policëve dhe ende nuk e kemi deklaratën shpjeguese të KFOR-it, unë kam shprehur edhe protestën time për këtë heshtje por edhe kërkesën për reagim urgjent”, është shprehur ai.

Kreu qeveritar ka thënë se rrëmbimi i tre policëve është një akt agresioni ndaj Kosovës.

Kurti: Po presim reagimin e faktorëve ndërkombëtarë

“Akti i tillë nga perspektiva njerëzore, qyqare dhe pengmarrës përbën një akt agresioni ndaj Kosovës. Agresioni përbënë vepër të ndaluar në të drejtën ndërkombëtare, ndërsa urdhëruesit e saj kanë konsumuar një vepër ndërkombëtare penale. Shtetet iu binden rregullave bazike të së drejtës ndërkombëtare ose nëse jo, rregullat minimale të raporteve ndërshtetërore duhet të ndryshojnë. Se a duhet të shkojmë në një drejtim të tillë ne ende po presim sjelljen e Serbisë dhe reagimin e faktorit ndërkombëtar”, ka thënë ai.

Kryeministri ka thënë se ky rrëmbim është si shenjë hakmarrjeje ndaj arrestimit të kriminelit “Llune” në veri të Kosovës.

Kurti: Është akt qyqar

“Një akt i tillë i kësaj policie militare të Serbisë, në variantin më të mirë është një akt qyqar, i cili pasi kidnapoj tre policë që kishin mandat të qartë, mbrojtën e kufirit, iku me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Që të gjithë këta policisë që u kidnapuan nuk ishin për herë të parë aty, 16 rrugë ilegale që i kishim mbyllur në vitin e kaluar duhet të kenë policë, të cilët nuk lejojnë që mbylljen fizike të mos jenë mbyllje e kontrabandës. Në ato rrugë ka interes që kontrabanda që ka super profit të vazhdojë. Andaj, ne i kemi edhe më tutje njësitet policore në këto 16 rrugë. Këta policë natyrisht nuk janë të pajisur për mbrojtur kufirin, pasi këtë gjë në thelb do të duhej të bënte ushtria, por për shkak se janë policë, e kanë detyrë parësore luftimin e kontrabandës...Mirëpo, Serbia i ka sjell njësitet më elite që i posedon në një vend që dihet se gjatë tërë vitit kemi pasur policë, në mënyrë tinzare thellë në brendësinë e territorit tonë. Ky vend ndodhet 670 metra larg kufirit me Serbinë, në drejtimin veri-verilindje. Pra, është thellë brenda territorit të Kosovës vendi ku janë kidnapuar policët tanë. Asnjë prej policëve, të cilët ndodhen në këto patrullime, asnjëherë nuk ka kaluar përtej vendit ku janë bllokuar rrugët ilegale”, është shprehur ai.

Ai ka shtuar se Polica e Kosovës është treguar e vetëpërmbajtur në maksimum në protestat në veri

Kurti: Kidnapimi i policëve brenda territorit të Kosovës, agresion i Serbisë ndaj nesh dhe NATO-s

Partitë parlamentare të Kosovës e kanë dënuar, aktin e rrëmbimit të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga forcat serbe në veri të vendit, duke e cilësuar këtë veprim si agresion kundër Kosovës.

Për këtë rast partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), i kanë bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të raportojë në Kuvendin e Kosovës lidhur me rastin dhe hapat e ndërmarrë nga Qeveria.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur raportimin në Kuvendin e Kosovës mbi situatën në veri të vendit, me kërkesën e partive opozitare në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

“Situata në 4 komunat në veri të Kosovës është rezultat i përplasjeve mes dy paradigmave: asaj të ligjit e kushtetutshmërisë dhe asaj të sundimit të grupeve kriminale, të cilat kanë premisë fashizmin, si shprehje e dhunës ndaj institucioneve legjitime”, deklaroi kryeministri Kurti.

Kryeministri Kurti në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës tha se shteti nuk ka problem me qytetarët serbë por me kriminelët që veprojnë në veri të Kosovës.

Duke folur për arrestimin e kreut të ashtuquajturës “Mbrojtja Civile”, ia ka thënë se i njëjti ka organizuar sulme ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe mediave.

Kurti kidnapimin e policëve e ka quajtur agresion nga Beogradi zyrtar.

Kryeministri tha se kidnapimin e policëve e bënë dy formacione ushtarake serbe, përfshirë edhe njësitit “Cobra”.

“Njësitet policore ne i kemi vendosur në 16 rrugë në veri për të parandaluar kontrabandën. Policët e arrestuar ishin të specializuar për të parandaluar kontrabandën, por Serbia i dërgoi njësitet më elitare për arrestimin e policëve”.

I pari i Qeverisë thotë se veprimet e Serbisë janë veprime hakmarrëse, për arrestimin e kriminelëve nga ana e institucioneve të Kosovës.

Kurti thotë se nëse policët e kidnapuar do të ishin në territor të Serbisë, nuk do të bëhej fjalë për lirimin e tyre.

“Gjithçka është e qartë se policët e kidnapuar kanë qenë në brendësi të territorit të Kosovës. Ky është agresion edhe ndaj republikës sonë por edhe ndaj KFOR-it, përkatësisht NATO-s”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka thënë se nuk dëshiron hakmarrje dhe është për deeskalim të situatës.

“De eskalimi nuk duhet të ndodh në dëm të shtetësisë sonë”, ka vijuar tutje Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat