Kurtit i propozohet ndërtimi i autostradës Prishtinë -veri

Aktuale

Kurtit i propozohet ndërtimi i autostradës Prishtinë -veri

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 20:09
Ilustrim

Kryetari i Këshillit Atlantik të Austrisë, Gunther Fehlinger, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta ndërtojë një autostradë Prishtinë – veri.

Siç thotë ai, kjo për të treguar se veriu është plotësisht I Kosovës.

I bëj thirrje Kosovës të ndërtojë një autostradë evropiane  ndërmjet Prishtinës dhe Mitrovicës dhe të lidhë veriun e Kosovës me kryeqytetin e tyre dhe me kryeqytetin e Sanxhakut Novi Pazar”, ka shkruar ai në Twitter.

“Zhvilloni veriun e Kosovës për të treguar se veriu është plotësisht pjesë e Republikës Evropiane të Kosovës”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat