Qerimi në udhëtim zyrtar, shtyhet shqyrtimi i raportit të auditimit të UP-së

Aktuale

Qerimi në udhëtim zyrtar, shtyhet shqyrtimi i raportit të auditimit të UP-së

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 12:34
Foto nga takimi

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, pati kritika për mungesë të rektorit të Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, kur në mbledhje do të duhej të shqyrtohej raporti i auditimit. Sipas zyrtarëve prezentë të UP-së, Qerimi është në një udhëtim zyrtar.

Anëtarët e Komisionit, ranë dakord që kjo mbledhje të shtyhet kur prezentë të jetë rektori, Qerim Qerimi.

Pranvera Bresnica, prorektore për Buxhet dhe Financa, tha se rektori është dashur të shkojë në një udhëtim zyrtar, ndonëse e ka konfirmuar pjesëmarrjen.

Për mungesë është dashur të na njoftojë dhe ne më pastaj do ta vendosnim ne se a do të mbahej kjo mbpedhje ajo”, tha deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi.

Për mungesë të rektorit kritika pati edhe deputeti Hajdin Thaçi i Vetëvendosjes.

Rektori është dashur të jetë prezentë sepse ka vërejtje serioze dhe është mirë që ky raportim të shtyhet”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat