Kajtazi: Sulmi ndaj mediumit është i organizuar

Aktuale

Kajtazi: Sulmi ndaj mediumit është i organizuar

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 21:46
Vehbi Kajtazi

Analisti politik, Vehbi Kajtazi, e ka quajtur vepër politike të Qeverisë Kurti vendimin për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.

Ai këtë e ka argumentuar duke thënë se vetë Kurti nuk është distancuar asnjëherë nga sulmet e organizuara nga qeveria ndaj medieve.

Është sulme politik, i organizuar dhe ka marrë formë, formë të orientuar për gjetjen e mënyrave për t’i dëmtuar mediat, “disiplinuar” dhe mbase për t’i mbyllur. Nuk do t’ia dalin sepse do të dalë një organ që e rregullon këtë punë”, është shprehur Kajtazi në Rubikon.

“Klima është krijuar dhe po kultivohet se media dhe gazetarët janë armiq të pushtetit. Ky është pushtet autokratik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat