Ky politikan viziton Jakup Krasniqin e Hashim Thaçin për Bajram

Aktuale

Ky politikan viziton Jakup Krasniqin e Hashim Thaçin për Bajram

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 19:38
Foto ilustrim nga "Bota sot"/ Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi

Anëtari i NISMA-s, Bilall Sherifi, ka qëndruar sot për vizitë në Hagë, ku është takuar me Jakup Krasniqin e Hashim Thaçin.

Përmes një postimi në Facebook, Sherifi  ka thënë se këtë vizitë po e realizon me rastin e Festës së Kurban Bajramit dhe thotë se përcjell edhe urimet nga ana e tyre me rastin e festës.

“Për festën e Bajramit të Vogël-Në vizitë te njerëzit e mëdhenj të kombit! Përveç Bacën Jakup, sot pata rastin të takoj edhe Hashim Thaçin!

Urime Bajrami edhe nga ata!”, postimi i plotë në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat