Pse Serbia e feston edhe përvetëson betejën e humbur të Kosovës?

Aktuale

Pse Serbia e feston edhe përvetëson betejën e humbur të Kosovës?

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 23:08
Profesorin e historisë  Muhamet Muavaraj

Profesorin e historisë  Muhamet Muavaraj, ka folur se si serbët e kanë politizuar bejten e humbur të Kosovës kundër perandorisë Osmane. Mavraj ka  thënë se në këtë beteje nuk kanë marrë pjesë vetëm serbët por të gjithë popujt e Ballkanit edhe kjo nuk ka qenë beteja e tyre.

“Beteja e Kosovës për fate të keq në historiografinë serbë dhe realitetin serb, kanë rrëshqitur nga një ngjarje nga një rrafsh historik në një rrafsh mitik edhe politik prandaj Kjo festë në mënyrë të vazhdueshme shënon flijimin e serbëve në betejën e Kosovës nuk është asgjë tjetër vetëm një keqpërdorim i historisë”, ka thënë Mavraja.

Sipas tij kjo betejë është e rëndomtë  edhe nuk ka asnjë nga element që serbët ia kanë dhënë për qëllime politike.

“Ata festojnë si të vetmuara amo faktet dhe burimet historike flasin se kjo ka qenë betejë e një koalicion ballanik, ku kanë marrë pjesë edhe Shqiptarë, Kroatët, hungarezët, bullgarët etj po thuaj se të gjithë popujt që kanë jetuar në rajonin e Ballkanit. Pse, sepse arsyeja është shumë e thjeshtë sepse të gjithë e shihni vetën të rrezikuar nga depërtimi i Osmanëve në Ballkan. Prandaj kishin krijuar një marrëveshje monetale për t’i bërë ball një furie siç ishte Perandoria Osmane”, ka sqaruar ai.

Pse kjo betejë përmendet vazhdimisht nga serbët?

“Arsyeja pse e përmendin e edhe mbajnë është si argument historik gjeja si të drejtën e tyre historike për ta pushtuar dhe qeverisë Kosovën”.

Sipas tij Kosova gjithmonë ka qenë e dominuar nga shqiptarët në të gjitha periudhat e historisë.

“Prandaj serbët janë munduar të gjejnë argumente të tjera sikundër argument predominimin etinik të shqiptarëve edhe kur ju ka munguar faktori etnik [dhe demografik në territorin e Kosovës] atëherë [serbët] janë thirre në faktet historike sepse faktet historike janë me lehtë të manipulueshme në këtë rast”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat