Çollaku: Është momenti që kjo qeveri të dorëzohet

Aktuale

Çollaku: Është momenti që kjo qeveri të dorëzohet

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 18:31
Ish-ministri i Integrimit Evropian Bekim Çollaku

Ish-ministri i Integrimit Evropian Bekim Çollaku, ka folur rreth situatës politike dhe asaj të sigurisë në Kosovë.

Ai tha në Info Magazine në Klan Kosova se do të jetë çështje kohe kur kryeministri i Kosovës Albin Kurti, do të dorëzohet përball kërkesave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, për de-eskalimin e situatës në veri.

“Trysnia dhe presioni ndërkombëtar ka arritur në pikën maksimale, sepse krahas sanksioneve që tashmë janë në fuqi, kemi edhe dy emisarët në këtë rast dy kryeministra që vijnë njëri nga Holanda dhe tjetri nga Luksemburgu, por edhe vet ndërmjetësuesin këtu në Prishtinë, dhe gjithë kjo po bëhet në shërbim që të gjendet një zgjidhje që të tejkalohet kjo situatë dhe të kthehemi në normalitet”, tha Çollaku.

Por, sipas Çollakut dorëzimi në këto rrethana nuk është i turpshëm.

“Sepse do të jetë në interes të Kosovës”, tha ai.

Sot në Kosovë po qëndron emisari i Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak.

Ai ka zhvilluar takime me krerët shtetëror të vendit.

Po ashtu në vendin tonë, kanë qëndruar edhe dy kryeministra, ai i Holandës Mark Rutte dhe i Luksemburgut, Xavier Bettel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat