Çitaku thotë se heshtja e presidentes për situatën në vend është nënshtrim

Aktuale

Çitaku thotë se heshtja e presidentes për situatën në vend është nënshtrim

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 17:34
Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku përmes një reagimi e ka pyetur presidenten e vendit, Vjosa Osmani se cili është qëndrimi i saj karshi situatës së krijuar në vend.

Çitaku madje ka pyetur Osmanin se a e ka ajo të njëjtin mendim sikurse kryeministri Kurti, sepse sipas saj, qytetarët e Kosovës kanë nevojë ta dëgjojnë një qëndrim nga presidentja.

“Në politikë, e posaçërisht në situata të rënda sikur këto nëpër të cilat po kalon Kosova, heshtja është pajtim. Është nënshtrim. Presidente, cili është qëndrimi i juaj i qartë e pa gjeneralizime, për situatën në të cilën jemi? A mendoni njejtë si Kurti apo nuk pajtoheni me të? Qytetarët kanë nevojë të dëgjojnë nga ju. Konkretisht çka mendoni? Jo fraza”, tha ajo.

Sipas Çitakut, presidentja Osmani tërë karrierën poltike e ka ndërtuar në antagonizma duke e kundërshtuar Hashim Thaçin e Isa Mustafën, kurse tani siç tha ajo, Osmani po heshtë.

“Nuk rrezikohet e ardhmja e vendit për një grusht vota e për likes në facebook”, tha tutje Çitaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat