“Atdheu”, Ramabaja e lavdëron komandant Remin pasi e përkrahu Kurtin: Respekt!

Aktuale

“Atdheu”, Ramabaja e lavdëron komandant Remin pasi e përkrahu Kurtin: Respekt!

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 20:29
Sadri Ramabaja

Rrustem Mustafa, i njohur si komandant Remi gjatë luftës së viteve 1998-199, ditë më parë e ka publikuar një shkrim, ku ka përkrahur kryeministrin Albin Kurti në lidhje me veprimet e tij në veri të Kosovës.

Me këtë përkrahje është ndarë i kënaqur Sadri Ramabaja, analist dhe aktivist i VV-së.

Ai ka theksuar se “busulla orientuese” e një luftëtari të lirisë mbetet përherë atdheu.

“Busulla orjentuese e një lufëtëtari të lirisë në politikë mbetet përherë interesi nacional, Atdheu.

Respekt z. Mustafa!” – shkroi ai.

Në shkrimin e tij të gjatë, Mustafa tregoi se e përkrah Kurtin në lidhje me veprimet në veri.

“Një gjë jam i sigurt, se pavarësisht se çfarë opinioni prodhojnë mediat, analistët apo edhe opozita, Kryeministri Kurti është në rrugë të drejtë në synimin e tij për të shtrirë pushtetin në tërë territorin e Kosovës.” – shkruante ndër të tjera z. Remi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat