Murati: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë pa zgjidhjen e problemeve është një farsë në vetvete

Aktuale

Murati: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë pa zgjidhjen e problemeve është një farsë në vetvete

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 20:39
Valon Murati

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka shprehur pesimizmin e tij në lidhje me iden e normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë pa zgjidhjen e problemeve që ende ekzistojnë.

Murati vlerëson se çdo përpjekje për të arritur normalizim pa i zgjidhur problemet është e kotë dhe vetëm një farsë politike.

Ai argumenton se kjo mundësi e hapur e normalizimit mund të jep rruge të reja për sabotim nga të dyja palët pasi problemet e pazgjidhura mund të shfrytëzohen për interesa të caktuara.

Sipas Muratit, zgjidhja e problemeve të mbetura midis Kosovës dhe Serbisë fillon në Preshevë dhe përfundon në Leposaviq.

Ai thekson se është e domosdoshme të trajtohen seriozisht dhe me metoda politike dy çështje themelore të këtyre marrëdhënieve: pozita e shqiptarëve në Kosovën Lindore dhe e serbëve në tri komunat veriore.

Postimi i plotë:

A mund të ketë normalizim të marrëdhënieve pa zgjidhjen e problemeve?

Normalizimi i marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë pa i zgjidh problemet është një farsë në vetvete. Rrjedhimisht të gjitha palëve u hapet rruga të sabotojnë një “normalizim” pas zgjidhjen e problemeve. E zgjidhja e problemeve të mbetura në mes të Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht në mes të shqiptarëve dhe serbëve, fillon në Preshevë e përfundon në Leposaviq. Vetëm duke trajtuar me seriozitet dhe metoda politike të dy çështjet themelore të këtyre marrëdhënieve - atë të pozitës së shqiptarëve në Kosovën Lindore dhe të serbëve në tri komunat veriore - dhe zgjidhjen e tyre me reciprocitet mund të flitet për normalizim të marrëdhënieve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat