Rohde: S’mund të garantojmë se serbët do të marrin pjesë në zgjedhje

Aktuale

Rohde: S’mund të garantojmë se serbët do të marrin pjesë në zgjedhje

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 21:14
Rohde dhe Guerot

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, tha se ndërkombëtarët nuk mund të garantojnë gjëra.

Duke iu referuar mundësisë së pjesëmarrjes së serbëve në zgjedhje, nëse ato mbahen në katër komunat veriore të Kosovës.

“Më lejoni ta them kështu, nuk jemi kompani sigurimesh që mund të garantojnë gjëra, por ajo që po përpiqemi dhe për të cilën po punojmë është që të gjitha palët të sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe në mënyrë që të arrijnë aty, na duhet shtensionim dhe natyrisht nuk po i arsyetoj këto, le të themi… këta hapa nga Beogradi që ishin sigurisht kundër frymës, bojkoti nuk është kurrë përgjigjja, por fillimisht na duhet shtensionim dhe ajo që thamë është se na duhen burrështetas, jo politika të rrezikshme, veprat simbolike nuk ndihmojnë në arritjen e një zgjidhjeje dhe të gjitha kërkesat e BE-së janë që nga 3 qershori dhe deri tani nuk janë realizuar”.

“Në fotografinë e publikuar nga kryeministri dje, nga takimi i tij (Lajçakut, shën. red.) me Albin Kurtin në Twitter, nuk pashë dy pjesëmarrës të lumtur atje, pra na duhet progres më i shpejtë, sepse tensionimi mund të ndodhë shumë shpejt dhe nuk na duhet ndonjë lëndim tjetër i ndonjë ushtari të KFOR-it, nuk na duhen gazetarë të tjerë të lënduar, na duhet një zgjidhje dhe përgjegjësi dhe ky është mesazhi ynë kryesor”, tha Rohde në Rubikon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat