​Mehaj reagon për ushtarin e KFOR-it që i amputohet këmba

Aktuale

​Mehaj reagon për ushtarin e KFOR-it që i amputohet këmba

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 14:26
KFORI-i

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka shprehur keqardhjen për ushtarin hungarez të KFOR-it, të lënduar nga grupet kriminale serbe gjatë protestave në Zveçan.

Të cilit për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore iu është dashur që t'i amputohet këmba nga ana e mjekëve të Institutit Kombëtar të Rehabilitimit Mjekësor në Hungari.

Mehaj ka uruar uror që 26 ushtarët tjerë hungarez të plagosur sa më parë të rikuperohen, e të vazhdojnë angazhimin e tyre në kuadër të misionit të KFOR-it.

Grupet kriminale përgjegjëse për sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it duhet të marrin dënimin meritor, ngase dhuna është e papranueshme dhe asnjë formë nuk mund të zmbraps ushtrimin e rendit e ligjit, mjeteve demokratike të pakontestueshme, të drejta e të domosdoshme për sigurinë e vendit dhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat