Hovenier dënon djegien e shtëpisë së serbit në Istog

Aktuale

Hovenier dënon djegien e shtëpisë së serbit në Istog

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 20:02
Jeff Hovenier

Shtëpia e një qytetari serb në fshatin Veriq komuna e Istogut, gjatë ditës së hënë është përfshirë nga zjarri.

Lidhur me këtë rast ka reaguar ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

Në një shkrim në Tëitter, ai këtë veprim e ka quajtur kriminal.

“Kjo shtëpi në Istog ka pësuar një zjarrvënie kriminale. E vizitova për ta parë vetë, me lejen e familjes, e cila synonte të kthehej në pronën e tyre. Unë e dënoj këtë sulm me zjarrvënie dhe këtë përpjekje për të frikësuar një familje që të mos ushtrojë të drejtën e tyre për t’u kthyer në shtëpinë e tyre”, tha Hovenier.

Edhe misioni i OSBE-së në Kosovë, ka dënuar aktin.

Në një reagim në Twitter, OSBE ka kërkuar nga policia që të hetojë rastin dhe autorët të vihen para drejtësisë.

“Dënojmë sulmin me zjarrvënie ndaj një shtëpie të sapondërtuar të një serbi të Kosovës të kthyer në Veriq komuna e Istogut. I bëjmë thirrje policisë që të hetojë rastin dhe të vërë para drejtësisë autorët".

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka kërkuar që rasti të cilësohet si “zjarrvënie” dhe se hetimet po vazhdojnë më tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat