“Për Evropën patën me na hangër qentë!” - vjen reagimi i ashpër ndaj BE-së: Ja kush është gardiani i Kosovës

Aktuale

“Për Evropën patën me na hangër qentë!” - vjen reagimi i ashpër ndaj BE-së: Ja kush është gardiani i Kosovës

Nga: A.Zh Më: 13 korrik 2023 Në ora: 09:57
Pamje nga tensionet e fundit në veri të Kosovës

Liri Loshi, ish-kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të turpërohet për masat ndaj Kosovës.

Ai ka thënë se Kosova ishte dhe mbetet në anën e drejtë, edhe pse e izoluar nga Evropa, e cila sipas tij, ka shpërblyer me lëvizje të lirë qytetarët e shtetit gjenocidal – Serbisë, përcjell Bota sot.

Sipas Loshit, gardiani i Kosovës është SHBA-ja dhe jo Evropa.

Reagimi i tij i plotë në Facebook:

A ia ka vlejtë? Po, veç me ia ba bajat Vuçiqit ia ka vlejtë. Demek, ti mundesh me shpallë gjendje gatishmërie sa të duash, por me na frikësu nuk mundesh. Edhe me i tregu Amerikës dhe Europës se nuk mund të llogarisin më në qasje joparimore ndaj Kosovës. Se, nuk mund të llogarisin në viktimizimin e Kosovës për interesa gjeostrategjike.

Për masat që ka marrë Europa

ndaj Kosovës, duhet të turpërohet ajo vetë. Kosova ka qenë dhe mbetet në anën e drejtë. Europa duhet të turpërohet edhe për izolimin që i ka bërë Kosovës që prej se jemi çliruar nga Serbia. Qytetarët e shtetit që ka bërë gjenocid në rajon, i ka shpërblyer me lëvizje të lirë, kurse viktimat e atij gjenocidi, i ka denuar me viza udhëtimi!

Kosova s’ka nevojë me i nejtë si nuse kurrkujt. Nëse pranon me t’shkelë njëherë, kanë me t’shkelë gjithmonë. Është e vërtetë se jemi shtet i dobët, por gardiani ynë është SHBA dhe jo Europa. SHBA është gardian edhe i vetë Europës. Për Evropën patën me na hangër qentë! A jo, gabim. Qentë i frikësohen shumë tigrit… Sikur ai të mos ish prej letre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat