Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 58-të të Policisë Kosovës

Aktuale

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 58-të të Policisë Kosovës

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 08:57
Diplomimi

Sot duke filluar në orën 10:00, në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 58-të  të Policisë së Kosovës.

Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë personalitetet më të larta shtetërore, përfshirë përfaqësues nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare, familjarë të zyrtarëve policorë që do të diplomojnë dhe eprorë të Policisë së Kosovës.

Personalitetet e larta shtetërore dhe menaxhmenti i Policisë së Kosovës do të ju drejtohen të pranishmëve me nga një fjalë rasti.

Përderisa në këtë ceremoni do të shpërndahen edhe certifikatat për të diplomuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat