Haradinaj thotë se ai është veteran i vërtetë, ndërsa Kurti jo

Aktuale

Haradinaj thotë se ai është veteran i vërtetë, ndërsa Kurti jo

Më: 24 korrik 2023 Në ora: 13:06
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri Kurti u ka ngulur thikë pas shpine dy vlerave sublime të vendit, aleatëve ndërkombëtar dhe kategorive të dala nga lufta.

Haradinaj në takim me kategoritë e luftës, ka thënë se kjo kategori nuk mund të ndahen nga paga minimale.

Ai ka theksuar se është veteran i vërtetë, derisa sipas tij Kurti nuk është i tillë.

Kritik ndaj Kurtit janë shprehur edhe organizatat e dala nga lufta, të cilët kanë thënë se kjo qeveri ka harruar rrugën e sakrificës së Kosovës.

Xhavit Jashari, nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, ka thënë se do të presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për pagën minimale, që më pastaj të ndërmarrin veprimet e mëtutjeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat