Shefi i OSBE-së: Përpjekjet për të frikësuar policët në Veri duhet të dënohen pa rezerva

Aktuale

Shefi i OSBE-së: Përpjekjet për të frikësuar policët në Veri duhet të dënohen pa rezerva

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 16:12
Michael Davenport

Shefi i OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, ka thënë se përpjekjet për të frikësuar apo kërcënuar oficerët e PK-së apo kadetët që fillojnë karrierën në polici duhet të dënohen pa rezerva.

“Të gjitha përpjekjet për të frikësuar apo kërcënuar oficerët e PK-së apo kadetët që fillojnë karrierën në polici duhet të dënohen pa rezerva.

Ata që janë përgjegjës duhet t’i nënshtrohen me vendosmëri dhënies së llogarisë”, ka shkruar Davenport.

Dje në Veri kanë nisur punën policët e rinj nga komunitetet joshumicë., 46 prej tyre serbë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat