Deliu-Kodra: Qeveria është e mbyllur shumë për mediat

Aktuale

Deliu-Kodra: Qeveria është e mbyllur shumë për mediat

Më: 31 korrik 2023 Në ora: 22:59
Blerta Deliu

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, tha se qeveria e Kosovës është e mbyllur shumë për mediat.

Ajo  tha për magazinën “Lajmet e Fundit”, në RTK se me vendimin për shfuqizimin e certifikatës për ‘Klan Kosovën’, qeveria don ta shuajë zërin kritik të gazetarëve në Kosovë.

Deputetja e partisë opozitare, Deliu-Kodra, ka kritikuar qeverinë e Kosovës dhe ministrat për shkelje të Kushtetutës së Kosovës.

Ndryshe kundër cenimit të lirisë së shprehjes dhe kundër mbylljes së Klan Kosovës sot në Prishtinë është mbajtur protestë e organizuar nga AGK dhe Shoqëria civile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat